MENU
klinika

"Të mos mbeten histori e humorit dhe satirës shqiptare"

Rama: Janë punësuar njerëz që nuk janë fare në Shqipëri!

29.10.2021 - 14:04

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar këtë të premte reformim në ndërmarrjet e ujësjellësit përsa i përket punësimeve.

Gjatë një mbledhje publike me kryebashkiakët e vendit, ai tha se në këto ndërmarrje ka persona të punësuar të cilët marrin rroga dhe nuk janë fare në Shqipëri.

Kreu i qeverisë i paralajmëron krerët e bashkive të marrin masat vetë përpara se pasqyrat e reformës të nxjerrin të “palara” që do të mbeten në historinë e humorit dhe satirës shqiptare.

“Çfarë profile dhe kapacitetesh kanë ndërmarrjet e ujësjellësit. Sa janë në profilin e tyre punonjësit e ujësjellësave. Të merrni masat vetë përpara se këto pasqyra të tregojnë gjëra që do mbeten në historinë e humorit dhe satirës shqiptare. Me këtë tabelë që është këtu të para të humbjeve duke filluar nga Vlora dhe duke shkuar më poshtë, ju e dini vetë se çfarë bëni. Por aty përgjegjësia duhet të jetë e drejtëpërdrejtë, nga drejtuesit deri tek menaxherët. Duhet të jetë e menjëhershme.

Rekrutimet për drejtuesit nuk duhet të bëhen më. Do kërkojmë ndihmën e partnerëve tanë për të bërë rekrutimet serioze. Këto nuk janë mall i huaj të cilit prej 30 vitesh i bie me top duke shpërdoruar mandatin e dhënë nga qytetarët. Këto janë ndërmarrje dhe do funksionojnë sit ë tilla. Nuk janë zyra punësimi që nuk duan të punojnë dhe të marrin një rrogë dhe nuk janë fare në Shqipëri” – tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN