MENU
klinika

Kontribut i pashoq

Sali Butka me pushkë e penë, për mëmëdhenë

24.10.2021 - 09:01

        Në kohë të pleqërisë,
më erdhë plagë të rënda,
për shkakun e Shqipërisë,
që s’u bë si ma kish ënda.

Vargjet e Sali Butkës… të ditëve të vështira, kur fjala mori dhenë, se një shqiptar heq syrin pa narkozë.

Gazetat italiane të kohë, do të shkruanin:

Në vitin 1914 kur në jug filluan maskrat greke, Sali Butka me familjen dhe me mijëra refugjatë të Kolonjës u hodh në Vlorë dhe u sistemua në ullishtet e saj. Plaga në sy që kishte marrë atë vit në Nikoliçë, e bezdiste shumë dhe ishte bërë e padurueshme. Miqtë i thanë të shkonte në Itali ta hiqte syrin. Me qenë se ishte aty afër, i hipi një anijeje mallrash dhe shkoi në Bari. Atye pritën shumë shqiptarë emigrantë dhe e ndihmuan të mbaronte punë shpejt. Pas dy vizitave në një klinikë të njohur, u vendos që të operohej për t’i hequr syrin e dëmtuar. Kur vajti në sallën e operacionit, doktori i thase do t’i bënte narkozë për ta vënë në gjumë, që të mos ndiente dhimbje. Plaku nuk pranoi. “S’dihet se ç’bëj në gjumë, i tha, më shpëtojnë nga poshtë apo pëllas si ka në mes të Italisë dhe të turpërohem. Më bën dot pa ilaç”? Mjeku ngulte këmbë për narkozë, plaku po si mushkë në të tijën. Operacioni nuk u bë atë ditë. Pas konsltës së dytë, kërkesa e Plakut u pranua. Operacioni u krye pa narkozë. I a lëshuan në dorë kokordhokun e syrit të dëmtuar. As zëri më i vogël nuk doli nga goja e të sëmurit, vetëm djersët dinin sumbulla-sumbulla nga fytyra e zbehur nga dhimbja. Të nesërme gazeta “Corriere della Puglia” botoi një lajmë në krye të faqes së parë, se një shqiptar kishte nxjerrë syrin pa narkozë. Askush nuk do t’i ishte nënshtruar vullnetarisht një rasti të tillë, duhet të jesh shqiptar, duhet të jesh trim dhe guximtar që të bësh një gjë të tillë”, shkruante gazeta. Ky lajm mblodhi gazetarë dhe mjekë kirurgë nga e gjithë Italia, dhe ngjarja u pasqyrua edhe në gazeta të tjera. Ajo u pasqyrua edhe nga shtypi shqiptar i kohës. Mihal Gramenua në gazetën “Koha” shkruante: “Atë ditë të mos e harrojmë kurrë! Vammë të gjithë luftëtarët ta ngushëllojmë, kur nathotë duke qeshur:” Mos kini frikë, o vëllezër, se nuk do të turpëroj Shqipërinë dhe asnjë pëlumb kundër armiqve s’ka për të shkuar dëm”.

Atdhedashës, luftëtar për liri dhe sovranitet, poeti dhe një nga delegatët e qytetit të Korçës në Kongresin Kombëtar Shqiptar të Lushnjës: Sali Butka, një emër që zë vend në piedestalin e burrave të kombit, u lind në vitin 1852 në fshatin Butkë të Kolonjës. Ai ishte më i madhi i pesë fëmijëve të Tahir Butkës.

Në dekadat e fundit të shekullit të XIX, Sali Butka u lidh ngushtë dhe bashkëpunoi për shumë kohë me Petro Nini Luarasin, duke e ndihmuar atë për ngritjen e shkollës së parë shqipe në Kolonjë. Saliu, së bashku me Nasuf Bej Novoselën, ishin dy njerëzit që e morën në mbrojtje Petro Ninin nga armiqtë e kundërshtarët e tij që e kercënonin vazhdimisht për të eleminuar fizikisht. Pas mbylljes së shkollave shqipe nga qeveria turke, gjë e cila u bë me ndërhyrjen e Patriarkanës greke, Petro Nini e Sali Butka e vazhduan fshehtas veprimtarinë e tyre për përhapjen e gjuhës shqipe të shkrurar, duke menduar se vetëm prej sa mund të zgjohej ndërgjegjia kombëtare. Në atë kohë, Sali Butka filloi të sillte nga Manastiri dhe Selaniku libra dhe gazeta të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat më pas i përhapte në krahinat e Kolonjës, Korçës e Përmetit.

Në vitin 1905, me nismën e Bajo Topulli, në qytetin e Manastirit u themelua Komiteti “Për lirinë e Shqipërisë”, i cili organizoi çetat e para patriotike. Sali Butka ishte një nga bashkëthemeluesit e atij komiteti dhe anëtar i tij. Ai bëri një punë të madhe për krijimin e degëve të këtij komiteti për përgatitjen e kryengritjes së armatosur kundër pushtimit otoman. Në dhjetor të vitit 1905 Bajo Topulli shkoi vetë në fshatin Butkë, në shtëpinë e Sali Butkës, ku u formua çeta e parë kombëtare dhe u shpall fillimi i kryengritjes së armatosur. Në këtë çetë, me komandant Sali Butkën, bënin pjesë edhe patriotë të tjerë si: Qani Starja, Qamil Panariti, Riza Veleishti, Selim Pojani, Sefer Panariti, Dilaver Lubonja, Hasan Qinami, Myftar Butka, Thoma Pituli etj.

Në vitin 1910, Sali Butka së bashku me 2,500 kolonjarë, mori pjesë në mitingun e madh të shkronjave shqipe që u organizua në qytetin e Korçës. Lidhur me këtë ngjarje të shënuar, Mihal Grameno, në shkurtin e vitit 1910, në gazetën “Lidhja Ortodokse”, midis të tjerash shkruante: “Gjithë qyteti, burra e gra, kishin dalë për të pritur kolonjarët, që çuditën botën me taktikën e tyre”.

Në atë kohë Sali Butka, ishte një nga patriotët shqiptarë që nënshkruan protestën kundër Portës së Lartë, duke kundërshtuar përdorimin e gërmave arabe. Në fillim të vitit 1911, në Kolonjë u krijua Komiteti Kryengritës me në krye Sali Butkën, si dhe vëllanë e tij, Myftar Butkën dhe Ganiun, të birin e tij. Në mars të vitit 1911 patrioti i njohur, Spiro Bellkameni, u kthye nga mërgimi dhe shkoi në fshatin Butkë duke qëndruar disa ditë në çetën e Kolonjës e cila udhëhiqej nga Sali Butka. Me qëllim që të zgjerohej lëvizja kryengritëse, Sali Butka i dha Bellkamenit, vëllanë e tij, Myftarin, Ganiun dhe Thoma Pitulin, për të formuar një çetë më vete në Fushë të Korçës, e cila u bë e njohur në luftën e Orman-Çifligut, ku mbetën të vrarë gjashtë pjestarë të saj të cilët më pas u shpallën dëshmorë të atdheut. Në maj të vitit 1912 Sali Butka mori pjesë në kuvendin e Pejës, i cili mori vendime për fillimin e kryengritjes kundër Turqisë. Pasi u kthye nga Kosova, ai, bashkë me Tajar Tetovën, organizuan në fshatin Frashër një mbledhje të madhe, ku morën pjesë krerët kryesorë të çetave e kryengritëse të Shqipërisë së Jugut. Gjatë rrugës për të shkuar në atë mbledhje, çetës së Sali Butkës, i zunë pritë forcat turke dhe në grykën e Rrungajës, mbeti i vrarë, djali i dytë Sali Butkës, Iljazi, i cili më pas u shpall dëshmor i atdheut. Në krye të forcave të bashkuara kryengritëse, Sali Butka çliroi Ersekën dhe më pas, bashkë me çetat e Spiro Ballkamenit e të Kajo Babjenit në gushtin e vitit 1912, ato çliruan Korçën. Lidhur me këtë ngjarje, gazeta “Koha” e datës 19 gusht të vitit 1912, midis të tjerash, shkruante: “Në ballë të çetës së dytë ishte kapedani dhe trimi i Shqipërisë, i dëgjuari patriot Sali Butka, burrë i thjeshtë shqiptar dhe me gjithë zemër mëmëdhetar” . Në atë kohë ai organizoi mbrojtjen e shtetit të ri shqiptar nga sulmet e ushtrisë greke dhe lëvizja e andartëve grekë që vepronin në jug të vëndit. Lidhur me këtë, në atë kohë gazeta “Liri e Shqipërisë”, midis të tjerash shkruante: “Sali Butka ka zhveshur pallën dhe po bën luftra të rrepta. Ai po lufton me grekët nga ana e Naselishtës dhe nga an’ e Korçës dhe po tregon trimërinë e tij si në kohë të Skënderbeut”. Duke parë kontributin e madh në mbrojtjen e krahinave të Jugut dhe Qeverisë së Vlorës, Kryeministri Ismail Qemali e thërriti Sali Butkën në Vlorë dhe e priti atë përzemërsisht. Qeveria e Vlorës e ngarkoi atë që të mbronte Vlorën nga forcat turke të Xhavit Pashës. Kur ushtritë franceze që kishin okupuar Korçën dhe qarkun e saj, mbështesnin kërkesat e Venizellosit për Shqipërinë e Jugut, Sali Butka, në krye të forcave të tij, që arrinin në 1500 veta u nis drejt Korçës dhe e rrethoi atë. Në krah të tij ishte edhe çeta e Themistokli Gërmenjit me 22 vetë. Të rrethuar, francezët kërkuan bisedime. Themistokli Gërmenji shkoi në Korçë, ndërsa Sali Butka qëndroi me ushtritë e tij në rrethinat e qytetit.

Ndërsa bisedimet e Themistokli Gërmenjit me autoritetet franceze po zvarriteshin, Sali Butka u dërgoi atyre kërkesat shqiptare prej 14 pikash për vetëqeverisjen e Kazasë së Korçës nga ana e autoriteteve shqiptare. Nën presionin e brendshëm dhe sidomos atë ushtarak të forcave të Sali Butkës, autoritetet franceze e shpallën “Vetqeverisjen e Kazasë së Korçës me gjithë rrethet nga autoritetet shqiptare”. Po kjo punë nuk vazhdoi gjatë. Në fund të luftës, autoritetet franceze e kthyen fletën, arrestuan Themistokli Gërmenjin dhe e pushkatuan në Selanik, si dhe u përgatitën t’ia dorëzojnë Korçën Greqisë. Atëherë, Sali Butka mblodhi forcat që arritën në 20.000 dhe mbasi e rrethoi Korçën, përsëri, i dërgoi komandantit të forcave franceze një ultimatum. Sali Butka mbrojti jo vetëm Korçën, por të gjithë Shqipërinë Juglindore nga sulmet e forcave greke. Nisur nga kontributi dhe fama e madhe që mori Sali Butka, në 1920-ën u zgjodh dhe mori pjesë si delegat i Korçës në Kongresin e Lushnjës. Ai mbështi shtetin e ri shqiptar të dalë nga ai Kongresi. Sali Butka vdiq në vitin 1938.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A mos ndoshta prej tyre u dogj Voskopoja?!

Sali Butka me çetën e tij