MENU
klinika

(asnjë diplomë nuk e ndihmon të patalentuarin)

Shkruan? Atëherë, nuk ke fshehur asgjë!

18.10.2021 - 16:54

          Nobelistja Wilsawa Szymborska shquhej për dhuntinë e të qenit e sinqertë, e përshtatshme për personazhet kërkues: ajo ishte e mprehtë, deri në pikën ku ironia shpërthen në cinizëm. Ishte befasuese për të qenë e saktë. Nisur nga zgjuarsia dhe suksesi lirik, le të themi se Szymborska është gati e paharrueshme “për të gjithë”./Konica.al

* * *

KRAKOW, POLAND – 1997: Wislawa Szymborska, Polish poet and laureate of the 1996 Nobel Prize in Literature, at her home in Krakow, Poland, in 1997. (Photo by Wojtek Laski/Getty Images)

Në të dyzetat, mos shkruani sikur të ishit shtatëmbëdhjetë vjeç.

Natyrisht, mund të filloni të shkruani pas të dyzetave. Nuk është tepër vonë: të tjera ligje e qeverisin një debutim kaq të pjekur. Debutimi në rininë e hershme ndodh falë imagjinatës së papritur, të re, nga vizioni i një bote ende të lirë nga opinionet. Dominojnë përshtypjet, jo reflektimet; shënimet spontane spikasin tek mirëkuptimi i shoqërisë së fituar me vështirësi. Nga një debutim më i vonë ne presim personazhe të ndryshme: një pjesë të drejtë të përvojës njerëzore, një shije letrare të ndërgjegjshme. Pra, një dyzetvjeçar nuk duhet të shkruajë sikur të ishte shtatëmbëdhjetë vjeç, koha nuk rikuperohet, as aftësitë mendore të dikurshme.

Të shkruarit nuk ka sekrete.

Muzikanti i ri ndjek konservatorin, artisti shkon në akademi: shkrimtari i ri, nuk di ku të shkojë. Duket si padrejtësi. Nuk është kështu. Për muzikantët dhe piktorët shkollat sigurojnë para së gjithash njohuri teknike, që do të ishte e vështirë të përftoheshin vetë brenda një kohe shkurtër. Çfarë duhet të mësojë një shkrimtar? Çfarëdolloj shkolle mjafton ta bëjë stilolapsin të rrëshqasë në letër. Letërsia nuk ka asnjë teknikë sekrete, asnjë sekret që nuk mund të zbulohet qoftë edhe nga një amator i talentuar (në fakt, asnjë diplomë nuk i vjen në ndihmë të patalentuarit). Të shkruarit është më pak profesionali mes arteve. Mund të shkruani në të njëzetat, njëlloj si në të shtatëdhjetat. Mund të jeni akademik ose autodidakt. Mund të mos diplomoheni (Tomas Man) njëherazi të merrni disa diploma honoris causa në universitete të ndryshme (Tomas Man, po ai). Rruga për në Parnassus është e hapur për të gjithë. Të paktën në parim, pasi vetëm gjenitë mund ta kapërcejnë atë.

Shkrimtari udhëton brenda vetes.

E njëjta ankesë fatale për “rininë”. Këtë herë duhet t’i falim autorit, faktin që ai nuk ka qenë ende askund, se nuk ka përjetuar asgjë që ia vlen të thuhet, se nuk ka lexuar atë që duhet të kishte lexuar. Thënie të tilla tradhtojnë besimin se janë rrethanat e jashtme ato që brumosin shkrimtarin, se cilësia e tij krijuese vjen nga numri i aventurave që ai ka përjetuar. Megjithatë, shkrimtari zhvillohet në brendësi, në zemër e mendje, përmes një dhuntie të lindur (e përsëris: të lindur) për të menduar, një ndjeshmëri e mprehtë edhe ndaj gjërave më të vogla, gjeniu mahnitet me atë që për të tjerët është e zakonshme. Udhëtime jashtë vendit? Shpresojmë t’i bëjmë, ndonjëherë na vijnë në ndihmë. Por, para se të shkosh në Capri, unë sugjeroj një udhëtim në Wółka, në provincë. Nëse ktheheni pa pasur asgjë për të shkruar, nuk ka shpellë të errët që mund t’ju shpëtojë.

Kërkimi për mjeshtrin.

Fillimisht, talenti kërkon sugjerime, udhëzime. Natyrisht, këto indikacione duhet të vijnë thuajse rastësisht. Një ndjenjë e mirëfilltë ndaj asaj që estetikisht funksionon ose jo, ndaj asaj që është e rëndësishme: nuk është thjesht çështje studimi, njohurie për larmitë. Kryesisht, është instinkt. Komentet e shpejta mbi një metaforë të papërshtatshme mund ta parandalojnë poetin rishtar të bëjë dy herë të njëjtin gabim. Për të tjerët, s’do mjaftonte as një ditë e tërë bisedimi.

Ky instinkt do të tërheqë fillestarin tek ata që dinë më shumë se ai, i cili është superior në përvojë, ndjeshmëri, kulturë. Mjeshtrat janë kudo, për sa kohë që i kërkoni. Nuk bëhet fjalë për braktisjen e miqësive: le të themi, se ato tashmë nuk janë të mjaftueshme./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


In memoriam/ 20 vjetori i vdekjes së Enriko Kucës

Patriarku shqiptar që sundoi 50 vjet Italinë