MENU
klinika

Liga e Kombeve

Spektakël, Franca i përmbys dy gola Belgjikës

07.10.2021 - 22:44

Francë-Spanjë do të jetë finalja e dytë e Ligës së Kombeve. Franca bëri një ndeshje të madhe, duke përmbysur shifrat nga 2-0 për Belgjikën, në 2-3. Një sukses që tregon edhe njëherë tjetër forcën e kësaj kombëtareje.

Skuadra e Martinez vuajtur pak në fillim, por për 20 minutat e fundit të 45′ të para ka dominuar totalisht, duke mbajtur topin thuajse 80% dhe lëvizur atë me mjeshtëri, deri sa u hap një mundësi për Carrasco që të driblonte Pavard dhe të shënonte ndaj Lloris.

Portieri francez kreu mrekulli ndaj De Bryune më pas. Por, kaluan disa minuta dhe një tjetër aksion i bukur me vertikalizim për Lukaku, që ka djegur në vend Lucas Hernandez dhe me diagonale ka shënuar golin e gjashtë në 6 ndeshje të Nations League. Pjesa e parë mbyllet 2-0.

Franca është zgjuar në pjesën e dytë dhe ka vënë përfund Belgjikën duke reaguar. Eshtë dashur një supergol nga Benzema, që në një diagonale pa shumë kënd, ngushton në 2-1.

Pak minuta më pas një penallti e akorduar me VAR i ka dhënë mundësi Mbappe të vendosë topin nga pika e bardhë dhe të mposhtë Courtois. Sfida barazohet në 2-2. Në të 87’, Lukaku shënon golin e tretë, por anulohet për jashtë loje. Në minutën e parë shtesë, Theo Hernandez shënon golin e fitores për Francën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN