MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 7

Tirana mposht Vllazninë në Shkodër me 10 vetë

30.10.2021 - 18:44

Tirana triumfon edhe në Shkodër, në klasiken e futbollit shqiptar, duke mposhtur 2-0 Vllazninë brenda në “Loro Boriçi”. Katër fitore radhazi për bardheblutë, duke mposhtur 4 rivalë direktë dhe tani shkëputen disi në krye.

Një sukses mjaft domethënës, për më tepër që kryeqytetasit luajtën me 10 vetë në 20 minutat e fundit, por arritën të shënonin golin e dytë. Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 25-të.

Xhixha çon në avantazh bardheblutë pas një shkëputje perfekte ndaj mbrojtjes shkodrane. Pasi konsultohet me VAR-in, gjyqtari e cilëson si të rregullt golin dhe miqtë i gëzohen golit të parë. Pjesa e parë mbyllet 0-1, në një ritëm të kënaqshëm dhe lojë të hapur nga të dyja skuadrat.

Në minutën e 70-të gjyqtari i drejtohet VAR-it për një dyshim për karton të kuq për Ardit Tolin. Mesfushori ndërhyri ashpër te Da Silva duke u ndëshkuar me karton të verdhë.Pas rishikimit të pamjeve, Toli merr të kuqin dhe lë ekipin me 10 vetë.

Por kur pritej të shënonte Vllaznia, ndodh e kundërta. Seferi merr një top nga mesi fushës dhe ndëshkon Zogoviç me një diagonale të bukur nga e djathta. Shpërthejnë në festë bardheblutë. Tirana mbron suksesin deri në fund, duke i shkaktuar Vllaznisë humbjen e dytë radhazi, të parën në shtëpinë e vet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 7

Kukësi mposht Dinamon dhe merr kreun


Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin