MENU
klinika

Nis sezoni i ri i NBA

Warriors surprizojnë Lakers, kampionët e Bucks mposhtin Nets

20.10.2021 - 11:51

Startoi sezoni i ri në NBA dhe surprizat nuk kanë munguar që në mbrëmjen hapëse. Skuadra kampione e Milëaukee Bucks mposhti 127-104 Brooklyn Nets, sfidë mes dy ekipeve pretendente për titullin këtë sezon.

Mungesa e Irving u ndje te Nets, ku më i miri ishte Durant me 32 pikë, mbështetur edhe nga Mills me 21 pikë e Harden me 20. Në kahun tjetër shkëlqeu i zakonshmi Giannis Antetokounmpo, me 32 pikë e 14 rebound, ndërsa Middleton e Connaughton realizuan nga 20 pikë secili.

Befason Golden State, që mundi 121-114 Los Angeles Lakers jashtë fushe. Vijon kriza e ekipit të Lakers, pa asnjë fitore që nga nisja e fazës përgatitore. Stephen Curry realizoi një “triple double” me 21 pikë, 10 rebound e 10 asist, më i miri në fushë.

Vendimtar stoli për miqtë, me 55 pikë. Për Lakers, LeBron James realizoi 34 pikë e 11 rebound, ndërsa Anthony Davis 33 pikë e 11 rebound, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Pjesa tjetër e skuadrës ishte thuajse inekzistente në parket.