MENU
klinika

NBA

Ylli i skuadrës nuk vaksinohet, klubi e pezullon

13.10.2021 - 16:45

Në disa shtete të USA vaksina është e detyrueshme për sportistët. Basketbollisti Kyrie Irving, një nga yjet e NBA-së, nuk do të jetë pjesë e ekipit të Brooklyn Nets. Ky vendim është provizor, të paktën deri në një moment kur ai mund të aktivizohet me kohë të plotë nga ekipi i Nets.

Siç dihet, lojtari nuk pranon të kryejë vaksinën dhe, për pasojë, ai rrezikon të mos luajë në gjysmën e ndeshjeve të sezonit të rregullt. Irving nuk mund të luajë në ndeshjet që Brooklyn Nets do të zhvillojë në fushën e tij. Kjo, për faktin se në Nju Jork është i detyrueshëm vaksinimi për të marrë pjesë në evente sportive.

“Kyrie ka marrë një vendim personal dhe ne e respektojmë atë. Por kjo zgjedhje e pengon të jetë një anëtar me kohë të plotë dhe ne nuk duam lojtarë part-time”, – thuhet në komunikatën e Nets.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN