”Qyteti prej ari”, përplot thesare, që për shekuj me radhë ka ngacmuar fantazinë e mijëra njerëzve dhe eksploruesve, mendohet të jetë gjetur së fundmi… Është në Sumatra.
Prej 5 vitesh, peshkatarët që kanë eksploruar lumin Musi në Palembang, kanë nxjerrë pasuri të vërteta me rrjetat, ku përfshihen gurë të çmuar, objekte ari dhe statuja të mëdha.
Një nga gjetjet më mahnitëse është një statujë e Budës, që mendohet se i përket shekullit të tetë, e zbukuruar e gjitha me gurë të çmuar dhe mendohet se vlen miliona dollarë.
Artefaktet mund te jene nga civilizimi Srivijaya, një mbretëri e fuqishme mes shekujve 7-13, zhdukur në mënyrë të mistershme një shekull më vonë.
Eksploratori britanik Sean Kingsley, tregon se eksploratorë të shumtë u vunë në kërkim të qytetërimit Srivijaya, për vite me radhë, nga Tajlanda në Indi, por nuk patën fat të binin në gjurmët e tij.
Sumatra është cilësuar në kohët e lashta, si “ishulli i arit” për shkak se ishte i pasur me depozita ari dhe burime natyrore, si dhe ishte një pikë e hershme për tregtinë në Azinë Juglindore.