MENU
klinika

NBA

6 fitore radhazi për Warriors, Lakers bien pas 3 shtesave

27.11.2021 - 12:55

Golden State nuk ndalet në marshimin e saj në NBA këtë sezon, duke korrur suksesin e 17-të sezonal. Ekipi i Warriors mundi sot 118-103 Portland Trail Blazers, ndeshje ku shkëlqeu i zakonshmi Stephen Curry me 32 pikë Ai u mbështet mirë edhe nga Wiggins me 25 pikë.

Zhgënjen sërish skuadra e Los Angeles Lakers, që nuk ka vijueshmëri në rezultat e saj, pasi sot u mund 141-137 pas 3 kohëve shtesë nga Sacramento Kings. LeBron James realizoi 30 pikë e 11 asist, ndërkohë që në kahun tjetër u dallua Fox me 34 pikë (71 pikë erdhën nga lojtarët e stolit për miqtë).

Ekipi kampion i Milwaukee Bucks bën detyrën, duke fituar 120-109 në fushën e Denver Nuggets (Antetokounmpo 24 pikë e 13 rebound), ndërsa Chicago Bulls fitoi thellë 123-88 ndaj Orlando Magic (DeRozan 23 pikë). Phoenix është forca e dytë në Perëndim pas fitores 118-97 ndaj New York (Booker 32 pikë).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN