29.11.2021 - 12:27
Ambasada Amerikane ka uruar sot Shqipërinë për Festën e Çlirimit. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se në këtë festë zyrtare, shqiptarët nderojnë ata që sakrifikuan jetët në luftë dhe kremtojnë lirinë.
“Shqipëria shënon sot përvjetorin e 77 të Çlirimit. Në këtë festë zyrtare, shqiptarët nderojnë ata që sakrifikuan jetët në luftë dhe kremtojnë lirinë. Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shqipëri!”, shkruan ambasada.
Kujtojmë që sot në varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, kryeministri Edi Rama, Presidenti Meta dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla vendosën kurora me lule.