MENU
klinika

NBA

Asnjë si Warriors, Lakers rikthehen te fitorja

09.11.2021 - 09:55

Golden State vijon të dominojë këtë sezon në Konferencën e Perëndimit në NBA, teksa së fundmi mori fitoren e 9-të sezonale nga 10 ndeshje të luajtura, si asnjë skuadër tjetër në të dyja konferencat.

Warriors fituan në shtëpi 127-113 ndaj Atlanta Hawks. Ndeshje magjike për Stephen Curry, që realizoi 50 pikë e 10 asiste. Ky sukses natyrisht e mban këtë ekip në krye të renditjes.

Rikthehet te fitorja ekipi i Los Angeles Lakers, që mundi me vështirësi 126-123 Charlotte Hornets vetëm pas kohës shtesë. Të pestë titullarët e skuadrës mike realizuan mbi 10 pikë, por që nuk mjaftuan për të fituar.

Për kalifornianët u dalluan Davis me 32 pikë e 12 rebound, mbështetur edhe nga Anthony me 29 pikë. Mirë u paraqit edhe Westbrook me një “triple double”, 17 pikë, 12 rebound, 14 asist.

Në Konferencën e Lindjes zhgënjen sërish skuadra e Brooklyn Nets, që humbet 118-95 ndaj Chicago Bulls. Edhe pse Durant realizoi 38 pikë, ato mbetën për statistika personale. Për Bulls u dallua DeRozan me 28 pikë e LaVine me 24 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN