MENU
klinika

NBA

Kampionët bien sërish, Warriors më të mirët

08.11.2021 - 13:42

Kampionët në fuqi të NBA, Milwaukee Bucks, nuk po kalojnë një moment të mirë, duke u mundur 101-94 nga Washington Wizards. Humbje që zbret Bucks në vendin e dhjetë në Lindje.

Kideri i kampionëve, Giannis Antetokounmpo, realizoi 29 pikë e 18 rebound për miqtë, por që nuk mjaftuan, ndërsa për Washington u dallua Beal me 30 pikë.

Golden State është për momentin ekipi më i mirë në NBA, duke korrur sot fitoren e tetë. Warriros fituan 120-107 ndaj Houston Rockets, sfidë ku Poole realizoi 25 pikë e Curry 20.

Zhgënjen ekipi i Utah Jazz, që u mund 107-100 nga Orlando Magic, humbja e dytë radhazi. Cole Anthony me 33 pikë ishte më i miri për Orlando.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN