Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha. Me një reagim në Twitter, Basha shkruan se me trillimet dhe gënjeshtrate tij Berisha po bëhet cdo ditë e më shumë qesharak. Basha shkruan se qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale.
“ Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale. PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës”- shkruan ai.
I pranishëm në foltoren e radhës me demokratët e Kurbinit, Berisha tha ndër të tjera se paratë e “Toyota Yaris” Basha i ka ndarë ose me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socisliste, Taulant Balla, ose me vetë klanin kriminal.