MENU
klinika

Të infektuarit me Covid

Brataj: Më shumë seç raportohen, nuk testohen

10.11.2021 - 17:35

Të prekurit  me Covid-19 në Shqipëri janë më shumë se sa raportohen zyrtarisht. Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skendër Brataj tregon se shumë persona refuzojnë të pranojnë se janë infektuar,  mendojnë se po kalojnë një virozë dhe nuk kryejnë tamponin.

Referuar përllogaritjeve epidemiologjike Brataj mendon se numri i të prekurve ditor mund të jetë rreth 3 mijë persona. Grumbullimet sportive, politike dhe socio- kulturore sipas anëtarit të Komitetit Teknik janë arsyet që kanë sjellë rritje të të infektuarve me koronavirus javët e fundit.

Me rënien e temperaturave doktor Brataj i druhet një përkeqësimi të situatës si në shumë shtete të Evropës dhe apelon për t’u vaksinuar me qëllim mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes.

Ndërkohë maskat në mjedise të mbyllura dhe distanca, rregullat e apeluar që në fillim të pandemisë mund të kufizojnë përhapjen e infeksionit.