MENU
klinika

Kualifikueset e Botërorit

Dëmtime dhe kartonë, Kombëtarja me mungesa ndaj Andorrës

13.11.2021 - 15:57

Sokol Cikalleshi dhe Klaus Gjasula, me kartonët e verdhë që kanë marrë mbrëmë ndaj Anglisë, e kanë mbyllur para kohe fazën kualifikuese në grup dhe nuk do të jenë ndaj Andorrës në ndeshjen e së hënës.

Mungesat pritet të jenë më të shumta, pasi priten edhe përgjigjet e dy të dëmtuarve, Bare dhe Kumbulla, që dolën nga fusha në fillim të ndeshjes, madje që në 15 minutat e para.

Dyshime ka edhe për gatishmërinë e Brojës, që mbrëmë përfundoi në tribunë. Mësohet se ai nuk ka udhëtuar me kuqezinjtë drejt Tiranës. Gjithsesi, nga FSHF nuk ka asnjë njoftim në lidhje me të.