Dy telegramet, sipas shtypit austriak të kohës, nga Ismail Qemali dhe sekretari Luigj Gurakuqi, të cilët, njoftuan shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912, i sjell Gjon Keka.
Sikurse dihet, Austria është vendi i parë që e njohu pavarësinë e Shqipërisë dhe mbështeti forcimin e shtetit të ri në Evropë, madje ishte Austro-Hungaria ajo që e mbrojti dhe e mbajti më këmbë shtetin e sapolindur.
Kombi shqiptar duhet t’i jetë mirënjohës Austro-Hungarisë, për mbështetjen e pakursyer në formimin e shtetit shqiptar.
Telegramet, si më poshtë vijon:
Ismail Qemal njofton kontin Berchtlod, për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë
Presidenti i Qeverisë së Përkohshme Ismail Qemali, i dërgoi një notë Ministrit të Kontit të Jashtëm Berchtold, ku thuhej se Asambleja Kombëtare, e përbërë nga delegatë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, pa dallim feje, të mbledhur sot në Vlorë, shpalli pavarësinë e Shqipëria dhe formoi një qeverie të përkohshme.
Prandaj, Ismail Qemali kërkon që Austro-Hungaria të njohë ndryshimin e jetës politike të kombit shqiptar.
Shqiptarët janë të bindur se qeveria austriake, ashtu si e gjithë bota e qytetëruar, do t’i mirëpresë me dashamirësi, duke i mbrojtur nga çdo ndërhyrje në çështjen kombëtare dhe kundër çdo copëtimi të territorit shqiptar.
_________________________________
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë
“Reichspost” ka marrë telegramin e mëposhtëm në frëngjisht, nga Vlora:
Vlorë, 29 Nëntor
Asambleja Kombëtare, e përbërë nga delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, pa dallim feje, u mblodh sot në Vlorë, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe formoi një qeveri provizore, President i së cilës është Ismail Qemal Beu.
Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit
Luigj Gurakuqi
____________________