Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Beratit janë bërë ndryshime në rang drejtuesish, në të gjitha sektorët e rëndësishëm.
Emërimet e reja nuk kanë prekur vetëm DVP Berat, por edhe pesë komisariatet e kësaj drejtorie.
Ndryshimet dhe emërimet e reja janë kryer me kërkesë të Drejtorit të DVP Berat, Edmond Tarkaj që synojnë sipas tij rritjen e rendit e sigurisë publike si dhe parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale në të gjithë qarkun.
Ndryshimet kanë prekur çdo sektor drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ku janë emëruar:
– Zv/drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike emërohet drejtues Albert Nushi që zëvendësoi drejtuesin Arjan Ferri;
– Shefi i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë Publike është emëruar Kryekomisari Baki Musaku,që zëvendësoi Kryekomisarin Dashamir Bendaj,ky i fundit i emëruar Shefi i Njësisë Operacionale në DVP Tiranë;
– Shefi Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është emëruar Komisar Argent Shytia që ka ardhur në Berat nga DVP Tiranë,ku ishte më parë Shefi i Krimeve të Rënda.
– Shefi i Krimeve të Rënda është emëruar Edmond Selami.
– Shefi i Seksionit për Qarkullimin Rrugor është emëruar Komisar Enea Kaci,i cili zëvendësoi Komisarin Dritan Allajbeu që u emërua ndrejtues në sektorin e qarkullimit rrugor në Durrës.
Përveç ndryshimeve brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat,janë ndryshuar edhe drejtuesit e Komisariateve Berat,Kuçovë e Dimal.
-Shefi i Komisariatit të Policisë Berat është emëruar Komisar Sokol Laze,që zëvendësoi Kryekomisarin Alfred Cenaj;
– Shefi i Komisariatit të Policisë Kuçovë është emëruar Komisar Erjon Ismaili,që zëvendësoi Komisar Geront Seitllarin;
– Shefi i Komisariatit të Policisë Dimal është emëruar Nën/Komisar Artan Musai,që zëvendësoi Komisar Bernard Kaziaj.