MENU
klinika

Kërkohen teste negativë në kafene,restorante, banka dhe...

Greqia, kufizime për të pavaksinuarit

07.11.2021 - 13:34

Rradhë janë formuar jashtë dyqaneve në Athinë gjatë fundjavës, në ditët e para të një rregulli të ri për të frenuar infeksionet me koronavirus, që i kërkon të pavaksinuarve që të kenë një test negative të Covid-19. Infeksionet në Greqi kanë shënuar nivele rekord ditore thuajse çdo ditë në Nëntor, duke bërë që autoritetet të lajmërojnë masat e reja, që kufizojnë gjithashtu aksesin tek kafenetë dhe restorantet, shërbimet shtetërore dhe bankat, vetëm për ata që janë të vaksinuar apo që kanë një test negative.

Të vaksinuarit duhet gjithashtu të prezantojnë certifikatat e vaksinës, gjë që ka shkaktuar dhe rradhë të gjata në dyqane, në rrugët me më shumë aktivitet të Qytetit. Greqia raportoi 6,909 raste të reja me Covid ditën e Premte, që theu rekordin e mëparshëm ditor të regjistruar ditën e Enjte, prej 6,800 raste.

Kjo e çoi totalin e infeksioneve në Greqi në 774,265, që kur nisi pandemia në vitin e kaluar. Sipas rregullave të reja, të gjithë punonjësit e pavaksinuar duhet të testohen gjithashtu negativisht 2 herë në javë. Thuajse 60.5% e popullsisë prej rreth 11 milionë janë vaksinuar plotësisht ndaj Covid-19. Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris tha se Greqia do të nisë së shpejti të dërgojë letra dhe mesazhe në tekst, pjesë e një fushate për të nxitur vaksinimin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për COVID-19 do të ketë vaksinë por...

Edhe BE do të jetë viktimë e koronavirusit!

Ndihmë për biznesin e qytetarët

Greqia, masa të reja kundër Covid-19

"Fundi i tetorit dhe nëntori do të jetë prova e zjarrit"

Epidemiologu Alimehmeti pohon një valë tjetër të koronavirusit në vjeshtë