MENU
klinika

Formula 1

Hamilton drejt penalizimit për garën e Brazilit

12.11.2021 - 15:08

Sikur të mos mjaftonte paraqitja jo fort e mirë e Mercedes në garën e fundit në Meksikë, piloti britanik Leëis Hamilton pritet të marrë një penalitet me 5 pozicione në garën e radhës, në Brazil.

Për momentin ky vendim nuk është ende zyrtar, por pritet që brenda pak orësh të mësohet fati i njëvendëshes së Hamilton. Makina e pilotit britanik ka një problem në pompën e presionit të ujit, që duket se rrjedh ujë.

Për këtë arsye, te njëvendëshja e tij do të montohen një pajisje e re dhe, sipas rregullores, kjo do të sjellë një penalitet me 5 pozicione në startin e garës që zhvillohet në pistën e Interlagos.

Ky penalitet nuk ka lidhje me garën “sprint” që zhvillohet këtë të shtunë në Brazil, por do të ketë efekt në startin e garës të së dielës. Në bazë të pozicionit të garës “sprint” do të vijë edhe penalizimi, gjithnjë nëse Hamilton vendos të montojë pjesë të reja të motorit të Mercedes.