MENU
klinika

Rama: Hap 1 mijë vende pune

Për sa vite pritet të jetë gati aeroporti i Vlorës

28.11.2021 - 13:35

Kryeministri Edi Rama nga kantieri për ndërtimin e aeroportit të Vlorës i dha një përgjigje kritikëve duke thënë se “s’duhet të shqetësohemi kur ndërtohen aeroporte dhe porte së të gjithë këto janë motorë të ekonomisë dhe rrisin fuqinë motorrike të ekonomisë sonë”.

“S’janë as parkingje makinash që ulin e sistemojnë avionë në tokë e s’janë as stacione ku venë e vijnë njerëz të cilët thjesht kryejnë nevojat e tyre për transport.

Janë motorë të jashtëzakonshëm zhvillimi ekonomik social e progresi tërësor të vendeve.

Atyre që kanë atë inercinë e atij avazit që populli s’ka bukë ç’na duhen aeroportet, unë dua tjua përsëris edhe këtu cështja e bukës është cështje që shqiptarët s’e kanë pasur problem që nga koha e Skënderbeut, por aeroportet janë fabrika buke se rrisin të ardhurat e vendit.
Sepse sjellin konsumatorë në vend dhe sa më shumë njerëz vijnë në një vend përmes aeroporteve aq më shumë vendi ka mundësi të rrisë shërbimet e sa më shumë vendi rrit shërbimet aq më shumë ka mundësi të rrisë prodhimet krijohet një zinxhir i tërë ekonomik që i mbetet vendit, rriten dhe të ardhurat”, tha Rama.

Ndërkohë më herët ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku bëri me dije disa detaje të projektit dhe tha se “do të jetë aeroporti ndërkombëtar më i madh me një pistë me gjatësi 3200 metra”.

“Parashikon që të hapë rreth një mijë vende pune dhe synimi sipas kontratës është të dorëzohet në prill të vitit 2024 e të bëhet operacinal brenda vitit 2025.

Kemi këtu dhe përfaqësues të aeroportit të Mynihut e përcjell lajmin që koncensionari do ketë një ndër partnerët më të rëndësishëm që kanë marrë angazhimin për të operuar këtë aeroport pas përfundimit të punimeve.

Ky projekt pret te këtë në vitin e parë të operimit të ketë rreth 500 mijë pasagjerë më pas sipas biznes planit në 2.1 milionë pasagjerë deri në 10 milionë pasagjerëve në vit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN