MENU
klinika

Çift, në aeroport!

Humbet avionin, por gjen dashurinë

19.11.2021 - 14:10

        Sot prindër të dy fëmijëve. Kur të vegjlit ishin 9 dhe 10 vjeç, Jennifer dhe Chris lanë punën, për t’u nisur në një udhëtim nëntëmujor rreth botës. Vendimi erdhi për shkak të një tragjedie. Një mik i ngushtë i çiftit, ndërroi jetë papritmas, duke bërë që ata të dy, ta vlerësonin edhe më shumë jetën.

Ishte 4 prilli i vitit 2003. Jennifer Lowther po qante në cepin hollit të aeroportit të Torontos, sepse rrezikonte të humbiste dasmën e shoqes së saj më të mirë. Ishte fillim i pranverës, por një stuhi e papritur dëbore e kishte zhytur qytetin në dimër. Fluturimet ishin pezulluar dhe aeroporti gumëzhinte nga udhëtarët gjithë stres, – shkruan CNN.

Jennifer vendos të kthehet në qytetin e saj, Winnipeg. Fluturimi ishte anuluar dhe ishte tepër vonë, për të bërë udhëtimin 24-orësh. Sido të shkonte situata, ajo nuk do të ishte e pranishme në dasmë.


Kjo ishte ceremonia e shoqes  së ngushtë dhe Jennifer, atëherë 29 vjeçe, kishte ardhur në Toronto vetëm një vit më parë dhe dëshironte që atë fundjavë ta kalonte në shtëpi e rrethuar nga të dashurit.

Jashtë hollit të aeroportit, Chris Powell po bisedonte me pasagjerë të tjerë, bllokuar si ai. Powell, që jetonte në Toronto, shkonte rregullisht në Vankuver për punë dhe ishte mësuar me një situatë të tillë. Ai kishte rreth një orë që bisedonte me udhëtarët, kur vuri re vajzën.

Pritjes dhe bisedës së tyre, iu bashkuan edhe një grup tjetër edha ata duke treguar shqetësimet e tyre. Papritur, atmosfera e trishtë mori ngjyra festive. Në të njëzetat, Jennifer ishte fejuar me një djalë në Winnipeg, por pas ndarjes u zhvendos në Toronto, një vit më parë.

Në përpjekjet për të njohur dikë tjetër, kishte dështuar. Sa i përket Chris-it, 34-vjeçar, i pëlqente jeta si beqar. Ai nuk ishte lidhur asnjëherë me dikë me të cilin, mund të imagjinonte martesën.

Por, kur Jennifer bisedoi me të edhe ai ndjeu diçka ndryshe. Jennifer po ashtu, ndjeu të njëjtën gjë. Pas shumë përpjekjesh, ajo ia doli të udhëtonte. Por gjatë udhëtimit, do të kishte një pushim rreth pesë orë në Vankuver. Në vend që të qëndronte në aeroport, Chris i sugjeroi që mund të rrinte me të.

Gjatë fluturimit u puthën… Jennifer e përshkruan se, ishte një “puthje si në filma”, ndërsa Chris e përshkruan, thjesht, si “puthje”.

“Ne në fakt, u puthëm gjatë gjithë rrugës për në Vankuver, si të dashuruar me njëri-tjetrin,” – kujton Jennifer.

Në Vankuver, të dy mbërritën në shtëpinë e një mikut të Chris-t. Ishte ora 1:00 e mëngjesit, me orën lokale, ndërsa ora 4:00 e mëngjesit, për Chris e Jennifer. Disa orë më vonë, ajo po bëhej gati të kthehej në aeroport.

“Do takohemi, kur të jemi të dy në Toronto”, – tha Chris teksa u përshëndetën. Ajo ra dakord dhe këmbyen numrat. Jennifer arriti të shkonte në kohë në dasmë.

Ata u takuan përsëri dhe pas 3 muajsh, u fejuan. Disa vite më vonë, Jennifer solli në jetë fëmijën e parë. Ishte një surprizë. Kur ajo ishte 19 vjeç, ishte diagnostikuar me kancer në qafën e mitrës dhe i mjekët thanë se nuk mund të kishte fëmijë.

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit