MENU
klinika

U zunë e u grinë

Iliri falenderon Donaldin dhe na ngriti të gjithëve pikëpyetje

26.11.2021 - 14:06

Ilri dhe Donaldi janë dy nga banorët e Big Brother Vip që herë pa here kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin, megjithatë ata tashmë kanë bërë paqe. Madje Iliri i dedikoi një falenderim Donaldit në kartolinën e tij për Ditën e Falenderimeve dhe banorët i duartrokitën fjalët e tij.

“Sot në ditën e falenderimeve, njeriu i parë që do takoj sapo të dal është nëna sepse më dha jetën, më dhuroi zanatin, forcën për t’u realizuar dhe gjithçka tjetër. Kjo nuk do të thotë që ata të tjerët nuk dua t’i takoj, do t’i takoj pas mamit.

Njeriu që dua të falenderoj në këtë shtëpi (se janë letrat e vogla dhe s’arrij t’i shoh) është Sabi dhe Arjola, për njerëzit që janë, për origjinalitetin që kanë dhe për dashurinë pa masë që i dhurojnë njerëzve në këtë shtëpi.

Njeriu që ka nxjerrë anët time më të keqe në shtëpi është Donaldi. Është Donaldi sepse… por duhet ta falenderoj sepse kuptoi që nga fjalët kot mund të preken gjërat më të shtrenja që ne kemi jashtë mureve të shtëpisë. Gjithashtu e falenderoj sepse kur njerëzit janë të mirë mund të fillojnë nga e para”, tha Iliri.

Duket se gjërat mes të dyve janë qetësuar, por mbetet për t’u parë nëse do ketë vërtet një fillim të ri dhe ata do i lënë pas krahëve ato që kanë ndodhur, apo e gjitha bëhet për më shumë audiencë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ti je zero, çfarë artisti je ti?" (Video)

Shpërthen debati midis Ilirit dhe Donaldit

Ish-konkurrenti akuza ndaj produksionit

“Fituesi i BB është parashikuar dhe ja kush është”