MENU
klinika

Prof Ass. Dr. Iljas Mehmeti

Inflacioni i lartë korrigjon dhe krijon hapësira për zhvillim!

26.11.2021 - 23:36

Që Inflacionit të ndihet sa më pak në ekonominë e një vëndi, Shkenca Ekonomik,pas viteve 1929- 1933 , ka argumentuar se rritje e çmimeve,në madhësinë agregat të inflacionit, duhet harmonizohet me rritje e konsumit të drejtëpërdrejtë të popullatës, në nivel më të lartë se rritja e çmimeve agregat, krahas Politikës Makro që orjenton si, rivleresimin e monedhës dhe vlerës së punës së gjallë.

Në socializëm, vëndi dukej sikur nuk prekej nga  kriza !

Në bota ka patur gjithmon  kriza në ekonomi ,më e madhja ajo e viteve 1929-1933.Në periudhat 1945-1990 ekonomia shqiptare  zhvillohej me  planifikim, e  centralizuar dhe e mbylluar. Zhvillimi ekonomik u bë  jashte rrjedhës së Modelit Ekonomik Botëror. Edhe në këto kushte, pati rritje ekonomike në tërësi, se  shoqëria vinte nga një e kaluara me zhvillim të ulët dhe nuk ishte e  ballafaqua direkt me krizat  ekonomike. Idologjia sunduese, nuk mendonte që modeli ekonomik i vendosur për zhvillim do e çonte vëndin në krizë. Në të vërtetë Vëndi jo vetëm që shkoj në krizë,por kriza shkoqi çdo gjë të mirë të bërë në gati 50 vite!

Sistemi ekonomik socialist dukej sikur  i amortizonte krizat,pasi treguesit ekonomik ishin ndërtuar të  përqëndruara për çdo gjë. E verteta është se, pas prishjes me Kinezët, ekonomia pothuaj kaloj në kolaps deri në bllokim total rreth viteve  1987 -1980. Çdo gjë e krijuar me  mund e djerse,u shkris si kripa në ujë ! Më  dukshëm vuajti ekonomikisht   fshatarsia me “gërshërën” e famshme të çmimeve !

Kalimi i vëndit në sistemin kapitalist pas vitit 1991,bëri që ekonomia  të mos përballoj  konkurencën e tregut. Kolapsi dhe falimentimi u shtri kudo në tërë jetën ekonomike e sociale .Pothuaj, aftësisë prodhuese dhe   marrdhënjet në prodhim u shkatërruan dhe gati një e treta e popullsisë la vëndin në  pak vite. Kjo e keqe, ende vazhdon vrullshëm, e nxitur nga  difektet në vlerën reale të   punës, për një pagë më të mirë !

Kapitalizmi i ka bashkëshoqëruese Krizat !

Për 30 vjet,pas 1991 e deri sot në fundin e vitit 2021, rrjedha ekonomike botërore ka patur pak kriza të mëdha, përjashtuar vitin 2008 me krizën e pasurive të palujtëshme, ku preku kryesisht Amerikën,e cila e  kaperceu shpejt , por jo pa dhimje. Ndikimi i krizës ishte në tërë botën. Vëndi ynë ishte i  pa ekspozuar në bursa dhe marrdhenje të tjera, ndaj nuk e ndjeu këtë krizë dukshëm .

U desh Pandemia Covidi-19 që ekonomia botërore të tronditej aqë shumë, sa mori  miliona jetë njerezish, gjynjëzoi botën mbarë dhe  nxorri në dritë  të meta që krijon sistemi kapitalist,në konteksin e ekujlibrit të tregut, i cili asnjeherë nuk është përputhur, pasi i përshatet jetës njerëzore, interesave të tyre dhe ballafaqohet me ndryshimin në mentalitet,në teknikë,në teknologji,në inavacion,  në menaxhim dhe në drejtimin politik .

Çekujbrat në tregun global u çfaqën në mezin  vitit 2021, ku u dhanë  sinjalet e   një frymë të re në zhvillimin ekonomik boteror pas Covidit 19, të lidhura me tërë disproporcionet e zhvillimit Global, si fillim  të mëshiruara në vlerën e mallrave  jetësor, si ushqimet, energjinë elektrike,  naftën dhe gazit,etj .Ky efekt nuk ndalon shpejt !

Në Nëntor të këtij viti,  efekti i krizës së mallrave ushqimor dhe të energjisë u pasqyrua në rritje çmimesh dhe në tregusin e Inflacionin .Të gjithë vëndet synojnë ekujlibër në nivelin e infacionit,se i dinë mirë pasojat, por për fat të keq,inflacioni  pothuaj doli jashtë kontrollit edhe në ekonomitë sunduese të botës.

Në ekonomitë e dobëta, vëndet që nuk janë “novator”, që nuk zbatojnë progresin,që nuk i përgjigjen inflacionit me metoda ekonomike, rritja e çmimeve dhe inflacioni u sjell goditje të  rëndë në tërë treguesit ekonomik, sidomos ato të mirënjes.Njëherazi përvoja botërore e mendimit ekonomik në luftën ndaj krizave ka vërtetuar që kjo situatë nësë menaxhohet mirë krijon mundësi që gjërat e bëra me vonesë ose gabim të korigjohen, qoftë me kosto, sepse vendeve në zhvillim u sjell progres.

Inflacioni duhet të adresohet dhe  të përballet  në rrugët që ka përdorur dhe vepron bota e zhvilluar .

Në Tetor 2021 inflacioni në Europë arriti 4.1 % (ka  diferenca midis vëndev ) me tendenca rritje ,me pasoja në zinxhirin e ekonomisë. Shqipëria  raporton  inflacion 2.4 % , shifër kjo që nuk paraqet realitetin, pasi  importet janë të mëdha ,që sjellin mallra me çmime të rritur nga vëndet me inflacion. Metodika e matjes së inflacionit nuk i përgjigjet realitetit në ekonomi !

Mirë do ishte të përgatitemi si vënd ,se  edhe në kushtet e këtij inflacioni të rritur niveli i prodhimit dhe i konsumit të mos  ulë konsumin, se është shume i vogël. Zbatuesit në menaxhimin ekononomik në tërë sektorët dhe politikbërësit nuk mundet të përballojnë furtunën e inflacionit, pa e adresuar atë  në rrugët që ka përdorur dhe përdor bota.

Ne nuk jemi Amerika,e cila edhe pse ka hedhur miljarda dollarë për Covidin-19,në konsum drejtëperdrejtë tek njerëziit ,vazhdon të shesë bona thesari etj, rrit vlerën e dollarit  nën 1.1190 ndaj Euros (duhej të ishte e kundërta), njëherazi synon të prekë edhe rezervat e energjise (naftës) pas 50 vjetësh ! Skemi as potencial, as resurse  të ndikojnë në tregun Mondial, ndaj duhet qasje tjetër për shfryrjen e influencë së infalcionit, që të kthehet  në nxitje pozitive për ekonominë.

Mendimi ekonomik  parashtron disa rrugët,që janë universale që nga 1933.që kanë  ndihmuar  mbështeteje  ekonomisë në kohë krize me inflacion të lartë si : Rritja e Çmimet në madhësinë agregat të çmimeve hyrëse (importi), Rritja e konsumit të drejtëpërdrejtë të popullatës, në nivel më të lartë se rritja e  çmimeve agregat, rivlerësimi i punës së gjallë, pagës orare, rillogaritjen e   fuqisë blerëse të lekut, në raport me inflacionin,  krahas rritje së sasisë së monedhës në qarkullim,si masë që e  bën më të lira prodhimet vëndas,sduke krijuar avantazh në  rrijen e  eksportit .

Mekanizma të tilla ka përdorur bota dje dhe sot për të përballuar krizat dhe inflacionin,pa krijuar probleme të mëdha socjale dhe njëherazi nxisin rritjen e eksportit dhe prodhimin vëndas. Nuk është von që burimet natyrore si nafta, gazi, mineralet, uji, klima, prodhimi bujqësor, etj duhet tu khehet mirë ajo që ka munguar deri sot, gjoja në emër të lirisë së tregut ! Kjo politike ekonomike, ka sjell  humbje treg për çdo gjë dhe mos stimulim të prodhimit vëndas,rrjedhimisht mos zënjen e njerëzve me punë ! Humanizëm në ekonomi nuk ka ! Tregun nuk ta jep kërkush ? O e mban tregun ose e  humb, duke paguar pasojat ! Ne na mbyt paradoksi ! Një popull si yni me pagë mesaare mujore rreth 460 Euro, konsumon mallra importi që në çmimin e tyre,kanë paga  të paguara nga 2500- në 4500 euro. Në gjuhën ekonomike, kjo rrit ndjeshëm varfërinë ! Më thjeshte : Një hamburger në vëndet Skandinave ose Europë është disa herrë i lartë se ne , por njerëzit e blejnë pa u ndjerë se kanë pagë të lartë. Pytja është : A stimulohet konsumi,a blehet me shume apo më pak,pa harruar që të gjithë duhet të nxjerrin fitimet, prodhuesi,  tregtari, qytetari dhe buxheti ?   Konsumatorti tek ne  në këtë realitet është  i ulet konsumi ! Ndaj njerëzit “mbyllin sytë” dhe ikin nga sytë këmbet !

 

 Ekonomikisht rritja e çmimeve,muk ndalet,kontrollohet me mekanizma ekonomike dhe jo nga politika  !

Unë shpreso,j që qeveria e Zotit Rama,në funsionin rregullator do bëjë atë që bën gjithë bota. Nuk duhet të lejojë rritje çmimesh për asnjë  artikulli mbi invlerencën që sjell në koston e produkltit çmim i rritur i ardhur nga vëndet furnizuese. Liria e tregut nuk presupozon amulli dhe çekujlibrim, që as bisnesi, as populli  dhe as buxheti i shtetit të mos dalë me humbje nga ky efekt,por të jetë nxitës për të punuar dhe marrë më shumë që të përballojë drejtëperdrejtë rritjen e çmimeve. Ky  menaxhim  nëse nuk bëhet shpejt e në vazhdim,sjell  pasojat të mëdha,ndaj të shfrytëzohen përvojat e popujve me madhësi afërsisht sa ne,ku zbatimi  të kryhet nga  profesionistë  ekonomik me funksioni kordinues të shtetit. Amullia nuk sjell të mira për askënd !

Besoj,shpesoj  të zëmë mënd,se ekonomia është shkencë e nuk të fal po gabove !

Tiranë,më 26.11.2021                                       

Prof Ass. Dr. Iljas Mehmeti

                                       Dekan i Fakultetit Ekonomik,në Kolegjin Wisdom