MENU
klinika

Zhvillimet në klubin zikaltër

Inter drejt shitjes edhe për arsye politike

14.11.2021 - 19:25

Duket e pabesueshme, por e vërteta është e tillë. E ardhmja e Interit është në udhëkryq me zikaltrit që nuk dinë nëse do të kenë përsëri drejtues grupin “Suning”, apo do të ndryshojë pronar.

Një lajm ka bërë bujë në Itali ku thuhet që drejtuesit aktual duhet ta shesin klubin për arsye politike. Lajmin e bëjnë publik mediat italiane, në të cilën thuhet se grupi kinez “Suning” duhet të shesë klubin për shkak të politikës së shtetit të tyre.

Kjo mund të sjellë një frymë të re tek zikaltërit. Fondi arab PIF ka shprehur interes për Interin pasi duan të shtrijnë influencën e tyre nëpër Europë, duke u bërë pronarë të skuadrave më me emër. Për momentin nuk ka asnjë deklaratë nga klubi.