MENU
klinika

Trajneri francez

Zidane shumë pranë emërimit te gjigantët e Evropës

14.11.2021 - 13:56

Dy herë në drejtimin e Real Madrid, njëherë fitoi 3 Champions radhazi dhe një herë titullin, pa llogaritur superkupat. Por tani Zinedinë Zidane është gati të drejtojë një tjetër skuadër të madhe.

Ole Gunar Solskjaer është shumë afër shkarkimit nga detyra si trajner i Manchester Unted pas rezultateve të dobëta javët e fundit, teksa ndodhet në vendin e 6-të në Premier League dhe ka dalë nga gara për titull.

Sipas ‘’Sunday Times’’, emri më i përfolur për të zëvendësuar Solskjaer është ai i Zinedine Zidane. 49-vjeçari ka plane të tjetra për të ardhmen pasi synon të marrë drejtimin e Francës, por United ka dy “xhola” që mund t’i përdorë për të bindur trajnerin francez.

Cristiano Ronaldo dhe Raphael Varane mund të jenë vendimtar për të bindur Zidane t’u bashkohet te Manchesteri. 49-vjeçari i ka stërvitur të dy lojtarët te Real Madrid dhe ruan ende marrëdhënia të mira me ta. Lajmi ka bërë bujë në Angli, me tifozët e United që e kanë pritur mjaft mirë këtë lajm për skuadrën e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN