Mustaqet tipike, kapela, bastuni dhe ecja si rosak, me këpucët e mëdha – karakteristikat që nuk harrohen.
Ashtu si edhe në filmin e tij të parë, që ishte një sukses i menjëhershëm “Fëmija” (1921) ‘endacaku’ ndërthurte në figurën e tij, humorin e shakanë me dëshpërimin e melankolinë.
Në historinë e kinematografisë edhe sot e kësaj dite nuk ka figurë tjetër, që të jetë kaq e pranishme sa Çarli Çaplini qoftë në reklama, në qendra tregtare, në pllakata, në fotografi apo në internet, figura e endacakut me tiparet tipike të aktorit Çarli Çaplin haset kudo dhe në çdo kohë. Çaplini u ka mbijetuar kohërave, ndonëse periudha e tij si regjisor i përket një të kaluare të largët./Konica.al
Legjenda e ekranit u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare, por sikur personazhet e tij të pavdekshme, janë edhe këto këshilla thënë pa shumë filozofi:
Në këtë botë asgjë nuk është e përjetshme, as problemet tona.
Më pëlqen të eci nën shi, sepse askush nuk mund të m’i shohë lotët.
Dita më e çuar dëm në jetë është dita kur nuk qeshim.
Gjashtë mjekët më të mirë në botë janë:
1. Dielli
2. Pushimi
3. Aktiviteti fizik
4. Dieta ushqimore
5. Vetëvlerësimi
6. Miqtë
Kujtohuni për këto dhe shijoni jetën.
Nëse sheh hënën, po kundron bukurinë e Zotit.
Nëse sheh diellin, ke parë fuqinë e Zotit.
Nëse sheh pasqyrën… po sheh krijimin më të mirë të Zotit.
Atëherë, beso!
Jemi të gjithë vizitorë në këtë botë dhe Zoti është shoqëruesi ynë i udhëtimit – Zoti ka vendosur iteneraret tona, prenotimet dhe destinacionet. Beso tek AI dhe shijo jetën.
Jeta është veçse një udhëtim.
Jeto sot!