MENU
klinika

Europa dhe Conference League

Lyon është perfekt, Roma kualifikohet me “poker”

25.11.2021 - 23:58

Skuadra e vetme perfekte në Europa League në pesë ndeshjet në grup është Lyon, që fitoi edhe sonte 1-3 në fushën e Brondbyt. Asnjë skuadër tjetër nuk ka këtë kuotë pikësh. Madje francezët e përmbysën rezultatin në Danimarkë.

Monaco fiton 2-1 përballë Sociedad, që përvecse kalon më tej, merr edhe kreun e grupit. Përfiton edhe PSV, që mposht 2-0 Sturm Graz dhe mban vendin e dytë, duke lënë spanjollët më poshtë.

Në Conference League, Roma “shfryn” ndaj ukrainasve të Zorya Luhanks dhe kalon grupin. Megjithatë, janë norvegjezët e Bodo/Glimt që mbajnë vendin e parë në grup pas fitores 2-0 kundër CSKA Sofia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN