MENU
klinika

Lojërat Olimpike 2024

Makina fluturuese mbi Paris!

30.11.2021 - 12:05

        Nuk bëhet fjalë, as për një roman fantastiko-shkencor, as për film aksion. Imagjinata njerëzore po gjen terrenin e munguar… Pra, këto mjete futuristike që veç sa i kemi përfytyruar, janë fare pranë realitetit, madje mund të jenë taksitë bashkohore, për të transportuar fansat e sportit, gjatë Lojërave Olimpike 2024, në Paris.

Kjo është bërë e ditur nga zyrtarë francezë, të cilët, shtuan se kanë nisur testimet me taksi elektrike fluturuese, që pritet të përdoren gjatë lojërave olimpike.

Qëllimi final është të krijohen të paktën, 2 pista fluturimi në ajër, në mënyrë që të lehtësohet trafiku.

Për momentin, rreth 30 prodhues të këtyre makinave do të provojnë produktet e tyre në fushën ajrore ”Cromeilles-en-Vexin”, që ndodhet vetëm disa kilometra larg Parisit.

Ky lajm, vjen pak kohë pasi kompania koreano-jugore, ”Hyundai”, njoftoi planet për hedhjen në treg të taksive fluturuese autonome deri në vitin 2028, që do të kenë mundësi të akomodojnë deri në 5 pasagjerë.

Kreu i ”Aeroports de Paris”, Augustin de Romanet, u shpreh për mediet franceze se:

“Këto testime janë të paprecedente deri më sot në Europë’ dhe se, ‘ato do të shërbejnë për të ndërtuar një eksperiment konkret dhe për të eksploruar gamën e mundësive të aviacionit inovativ dhe net-zero, si dhe për të zhvilluar tregun e aviacionit në lartësi të ulëta (nën 300 metra), që deri më tani ka mbetur më së shumti i paeksploruar.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prof.Dok. Lluka Heqimi për Pirro Dhimën

“Nuk kisha të haja”, doktori i përgjigjet Dhimës

Rrëfimi i Pirro Dhimës: Rashë në depresion...

“Ika me taksi në Greqi, pasaportën greke ma dhanë në avion”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit