MENU
klinika

Festa e Flamurit

Manastir: 28 Nëntor 1946!

28.11.2021 - 19:23

          Manastiri, dikur një nga qendrat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare! Qyteti i Kongresit të Alfabetit, njëherësh Kongres i unifikimit, zgjimit dhe ndriçimit të vetëdijes kombëtare.

Në Manastir i krijua Komiteti për Lirinë e Shqipërisë (1905).

Sipas statistikave të popullsisë së Vilajetit të Manastirit (Vilayet de Monastir), botuar në frëngjisht nga Instituti Gjeografik i Sofjes, më 1902, qyteti i Manastirit atë vit kishte gjithsej 5 972 shtëpi, nga të cilat 1 775 ishin turke (myslimane), 1 600 bullgare, 1 397 shqiptare, 700 ishin vllehe dhe 500 izraelite.

Por, përveç 1397 shtëpi të shënuara shqiptare, edhe një pjesë prej 1 775 shtëpive të shënuara si turke, i përkisnin kombësisë shqiptare myslimane, ndërkaq kjo arsyeton rilindësit shqiptarë, që, Manastirin atëbotë e konsideronin si qytetin më të rëndësishëm shqiptar.

Në Manastir u themelua Klubi Bashkimi (1908), më pas “Shoqëria botonjëse letrare”, që pati edhe shtypshkronjën, duke e bërë Manastirin qendrën e botimit të librave shqip dhe të shtypit shqiptar.

Pas Luftës së Dytë Botërore, edhe shqiptarët e këtij qyteti me rrethinë iu nënshtruan shpërnguljes masive të dhunshme, për të mbetur sot në një numër simbolik, sikur fotografia e bërë më 28 Nëntor të viti 1946, që thotë shumëçka…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqiptarët, një racë e rrallë; miq e armiq të turqve!”

‘Shqiptarët më 1904-ën’, si i përshkruante gazeta amerikane

Mit'hat Frashëri për bashkëkombasit

“Ali Pasha ka thënë: dy shqiptarë janë shumë!”