MENU
klinika

Thirrja e OBSH-së

“Mbani kufijtë të hapur pavarësisht varianteve të Covid-it”

28.11.2021 - 23:59

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka inkurajuar vendet që të mbajnë kufijtë e tyre të hapur, pavarësisht frikës për variantin Omicron të Covid-19. Nëse vendosen kufizime, paralajmëroi organizata, ato nuk duhet të jenë “të panevojshme”.

“Covid-19 shfrytëzon vazhdimisht ndarjet. Ne do ta përmirësojmë pozitën tonë ndaj virusit vetëm nëse punojmë së bashku për zgjidhjen”- tha Dr Matshidiso Moeti, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Afrikën.

Komentet vijnë si përgjigje ndaj vendeve të shumta që vendosin kufizime të udhëtimit pasi varianti u zbulua në Afrikën e Jugut. Së bashku me Afrikën e Jugut, SHBA ka kufizuar gjithashtu udhëtimin drejt dhe nga shumë vende të tjera që kanë regjistruar rastet e para të mutacionit.

Vendimi për të mos zbatuar kufizimet e udhëtimit në Afrikën e Jugut, megjithatë, do të rishikohet brenda një jave dhe kjo varet nga vaksinimi i më shumë qytetarëve.