MENU
klinika

Ndryshimet klimatike

Ndahet në dy pjesë fshati në Himalaje

12.11.2021 - 10:30

400 milionë njerëz në mbarë botën varen nga akullnajat malore për ujin e pijshëm, si dhe për bujqësinë. Por me rritjen e temperaturave dhe uljen e reshjeve të borës, akullnajat e Himalajeve po zvogëlohen dhe disa janë “tharë”, shkruan BBC

Fshati Kumik, në rajonin verior Ladakh të Indisë, është përfshirë nga një krizë e madhe uji, ku disa banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të shpërngulen diku tjetër. Në të gjithë fshatin ka vetëm një burim uji dhe banorët janë të shqetësuar pasi nuk është e mjaftueshme për të kaluar dimrin.

Dimri është i vështirë për ta, temperaturat arrijnë në -30 C ndërsa reshjet në 10 cm. Por Kumik nuk është i vetmi fshat që po vuan ndryshimet e klimës, kjo gjë ka filluar që nga viti 1894. Por mesa duket ata kanë gjetur një zgjidhje duke ndërtuar një kanal prej 7 km për 6 vite, për të marrë ujë nga lumi Lungnak.

Gjithsesi personat që jetojnë në fshatin Kumik mbeten në mëshirën e akullnajave pasi një pjesë nuk kërkon të largohet nga vendi. Ata janë të bindur se do tija dalin dhe se e ardhmja e tyre është e sigurt.