MENU
klinika

Iu bë atentat në afërsi të shtëpisë

Ndërron jetë në spital ish-kryetari i komunës së Velipojës, Pashko Ujka

29.11.2021 - 21:36

Ka ndërruar jetë në spital ish-kryetari i komunës së Velipojës, Pashko Ujka. 64 vjeçarit iu bë atentat në afërsi të banesës së tij në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, teksa dodhej i shoqëruar nga vëllai dhe bashkëshortja.

Ai u qëllua nga persona të paidentifikuar pas shpine dhe mori plagë në shtyllën kurrizore, por nuk arriti dot të mbijetojë pavarësisht se u nis menjëherë për në spital.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me periudhën 2011-2015 kur Ujka ka shërbyer si kryetar komune, pasi ai është plagosur edhe 2 herë të tjera.