MENU
klinika

FOTO/ 28 dhe 29 nëntori, Dubai “vishet” kuq e zi

Ndërtesa më e lartë në botë ndriçohet me flamurin shqiptar

29.11.2021 - 08:47

Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, që ndodhet në Dubai, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar, në nderim të 28 dhe 29 nëntorit.

Foto është publikuar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Një pamje e bukur nga Dubai. Jemi një”, ka shkruar shkurt deputeti.
Shteti i Katarit ka respektuar edhe viteve të kaluara shqiptarët duke ndriçuar me çdo 28 nëntor ndërtesën më të lartë në botë më flamurin kombëtar shqiptar.