Alex Rodriguez/
Konsulli i Bjellorusisë në Bejrut me siguri ka një agjensi udhëtimesh, ai ka pajisur me viza plot turistë e qytetarë të Lindjes së Mesme. Megjithëse nuk janë gjetur ende prova, por dyshohet që konsulli ka shitur bileta avioni edhe në Minsk. Ca ndërtojnë tenda në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë dhe ca të tjerë kthehen në shtëpitë e tyre pa e realizuar “ëndrrën europiane”. Është vendtakimi i emigrantëve nga Damasku, Bagdadi, Irbili dhe Stambolli, ata përbëjnë padashur implementimin e krizës së shkaktuar nga diktatori bjellorus Alexander Lukashenko kundër Bashkimit Europian. Është një nga frontet e luftërave hibride që janë ndezur që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Tensioni tjetër i pranishëm është në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë, pikërisht në zonën e Krimesë në të cilën janë vendosur rreth 100000 ushtarë rusë.
Emigrantë dhe refugjatë në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë.
Rusia po përdor mediat si eksponent kryesor për të përmbysur, shtrënguar dhe përfituar politikisht në të gjitha dimensionet. Lev Tolstoi ishte shumë i qartë në librin e tij “Lufta dhe Paqja” kur përshkruan fushatën e Mijail Kutuzov kundër Napoleonit: “Rusët shuan zjarrin me benzinë”. George Kennan, diplomati amerikan në telegramin që i shkroi Moskës në 1946 shkroi: “Rusia nuk do të veprojë përmes ushtrisë por qëllimi i saj është të shfuqizojë potencialin politik të shteteve kryesore të perëndimit”.
Por jo vetëm Rusia, Kina, Irani, Korea e Veriut, Maroku, e përdorën krizën migratore të para gjashtë muajve në Ceuta për të ringjallur luftën hibride e për më tepër që induktorët e saj të mund të anashkalonin të drejtat ndërkombëtare dhe t’iu shmangeshin përgjegjësive. Perëndimi e bën një sy qorr si zakonisht. Rasti i operacioneve të Rusisë kundër Ukrainës, Moska mohon çdo lloj përfshirje dhe ne përshtasim sanksionet ekonomike, i parkojmë diku vlerat tona dhe i kthejmë shpinën Ukrainës. Kanë kaluar disa vjet që kemi përcaktuar mirë rregullat e konfliktit, tani na duhet të kthehemi pas në kohë dhe pavarësisht ekzistencës ose jo të provave vazhdojmë të shprehemi: “Nuk isha unë”.
Alex Rodriguez është gazetar në “La Vanguardia”. Ka mbaruar doktoraturën për marrëdhënie ndërkombëtare. Ai është studies i zellshëm i emigracionit në rang botëror.
*Artikulli u përkthye në shqip nga Albana Murra.