28.11.2021 - 12:12
Organizata Botërore e shendetësisë (OBSH) deklaroi se po punohet për modifikimin e vaksinave kundër llojit të ri shqetësues të koronavirusit që ka rezultuar në ndalimin e udhëtimeve.
Varianti, i quajtur Omicron dhe i caktuar si një “variant i shqetësimit” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), arriti në Belgjikë pasi u zbulua në Afrikën e Jugut.
OBSH paralajmëroi se provat paraprake sugjerojnë se varianti ka një rrezik të shtuar të riinfeksionit dhe mund të përhapet më shpejt se llojet e tjera. Një numër kompanish farmaceutike kanë thënë se po punojnë për të përshtatur vaksinat e tyre në dritën e shfaqjes së Omicron.