MENU
klinika

“Përgjithmonë nis sot”

Paris Hilton i jep fund beqarisë me një dasmë përrallore!

12.11.2021 - 13:14

Biznesmenia 40-vjeçare Paris Hilton dhe partneri i saj, Carter Reum, i kanë dhënë fund beqarisë.

Ceremonia e dasmës së tyre, e cila do të zgjasë tre ditë, u mbajt në në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air, California.

Paris publikoi një foto me mbishkrim “përgjithmonë për mua nis tani” dhe hashtag #esapomartuar dhe #PërgjithmonëHiltonReum.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

Pamjet e dasmës së saj përrallore do të jenë pjesë e dokumentarit me 13 episode, “Peacock series Paris In Love”,

Paris dhe Carter u fejuan në shkurt të këtij viti pasi konfirmuan romancën e tyre në prill 2020, dhe shijuan një festë të përbashkët beqarie në Las Vegas në fillim të këtij muaji.

Çifti vizituan një numër vendesh të jetës së natës pasi fluturoi me një avion privat, duke përfshirë Resorts World Las Vegas, ku çifti qëndroi. Festa vazhdoi edhe në klubin e natës Zouk.

Më herët, çifti publikoi zyrtarisht regjistrin e tyre në Gearys, me artikuj që arrijnë në rreth 60,000 dollarë.

Ndër artikujt më të shtrenjtë në listën e dëshirave të Paris-it është një pjatë Hermes prej 500 dollarësh, një tabaka festash Christofle prej 985 dollarësh, një vazo Baccarat prej 4885 dollarësh, e të tjera.

Gjithashtu një llambë Baccarat prej 990 dollarësh dhe një gotë vere kristal prej 355 dollarësh.

Epo, Paris e kishte planifikuar me kohë ta kthente dasmën e saj në një shfaqje të paharrueshme.