MENU
klinika

Ceremonia e “Topit të Artë”

Pedri merr çmimin e lojtarit të ri më të mirë

29.11.2021 - 22:06

Është dhënë çmimi i parë në ceremoninë e “Topit të Artë”. Një talent i jashtëzakonshëm nuk mund të mos vlerësohej sonte. Eshtë rasti i Pedrit, i cili në fakt nuk ka harruar të përmendë edhe Leo Messin, që është emocionuar.

Çmimi Kopa, i riu më i dalluar sezonin e shkuar, shkon për talentin e Barcelona-s, që gjithashtu zhvilloi një super Europian me Spanjën.

“Këtë titull dua t’ia kushtoj familjes sime, dhe ishullit La Palma, i cili ka kaluar kohë të vështira…Dua të përmend edhe kontributin e Messit që ndodhet këtu dhe që bashkë kemi luajtur te Barcelona” – u shpreh Pedri, i cili sonte erdhi në ceremoni së bashku presidentin Laporta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN