MENU
klinika

Bastisen zyrat

Prokuroria zbarkon në klubin e Juves, hetim për fatura të rreme

27.11.2021 - 15:19

Juventus është nën hetim nga Prokuroria Publike e Torinos për falsifikimin e pretenduar të llogarive për tre vitet e fundit financiare, sipas Corriere Della Sera.

Agjentët e organit tatimor të atij qyteti italian shkuan në ambientet e Juventusit të enjten e kaluar për të sekuestruar disa dokumente që do të shërbejnë si provë.

Andrea Agnelli, presidenti i klubit, Pavel Nedved, nënkryetar dhe Fabio Paratici, ish-drejtor i përgjithshëm i cili tani është në Tottenham, mund të akuzohen se kanë dhënë “informacion të rremë” dhe se kanë “lëshuar fatura për operacione që nuk ekzistojnë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN