Kryeministri Edi Rama tha se PS është gati për zgjedhjet lokale në bashkitë pa kryetar nëse do ketë një dekret nga kreu i shtetit, teksa ironzoi me Presidentin Meta kur tha se “i di shumë mirë detyrat e tij pavarësisht se bën sikur nuk i di”.
Ndërkohë Rama tha se për zgjedhjet lokale PS do të punojë sërish me patronazhistët, që i quajti “një aset i pazëvendësueshëm”.
Pyetje: Me çfarë ndryshimesh do vije PS në statut?
Edi Rama: Statuti është një fjalë që për momentin do ua lëmë të tjerëve.
Pyetje: A do i aktivizojë sërish PS patronazhistët në zgjedhjet lokale?
Edi Rama: Gjithmonë, patronazhistët janë një aset i pazëvendësueshëm jo vetëm i PS por i gjithë partive që funksinojnë si të tilla dhe që fitojnë nga repilikanët e demokratët në Amerike deri te cdo parti që është fituese kështu që nuk diskutohet që do aktivizohen, pse mos të aktivizohen?
Pyetje: Do shkoni në zgjehdje të pjesshme vendore apo do ia kurseni Lulzim Bashës në këtë pozitë të vështirë që është përcarë opozita?
Edi Rama: Pse nga unë varet? Ca kërkese do cojmë ne në presidencë kur presidenti i di shumë mirë detyrat e tij dhe pavarësht se shpesh bën sikur nuk i di.
Pyetje: Ështe gati PS për të garuar pëer 6 bashki pa kryetar nëse do ketë dekret nga Presidenti?
Edi Rama: PS është gjithmonë gati