MENU
klinika

Ekzekutimi i ''tradharit''...

Republika e Pavarur e Themistokli Gërmenjit

09.11.2021 - 19:27

   -Do më pushkatoni me gjoksin para dhe jo në shpinë.

  -Skuadrës së pushkatimit t’i jap unë vetë urdhrin për zjarr.

-Të mos m’i lidhni sytë.”, këto ishin fjalët e fundit që shqiptoi patrioti para se të ekzekutohej më 9 nëntor 1917.

Themistokli Germenji ishte shpallur fajtor nga gjyqi ushtarak francez, për akuzat si bashkëpunëtor i austro-hungarezëve dhe bullgarëve. Ai u akuzua edhe si tradhtar, gjë që nuk e pranoi deri në vdekje.

Për interesat e Greqisë me Francën, Themistokli Gërmenji ekzekutohet me Qamil Panaritin.

Atdhetari, komandant i çetave kryengritëse çlirimtare shqiptare u nda nga jeta më 9 nëntor të vitit 1917. Ai u akuzua si tradhtar dhe u pushkatua në mënyrë të padrejtë, por kontributi i tij për vendlindjen ishte i madh.

Më 1892, Themisktokli Gërmenji emigron në Rumani bashkë me vëllanë, Telemakun, për t’u kthyer sërish pas nëntë viteve.

Lindi në Korçë më 1871, në një periudhë të rrezikshme kur Shqipëria pritej të sulmohej nga të katër anët. Me origjinë nga fshati i Gërmenjit, i ati, ishte patriot dhe themelues i lëvizjes “Shoqëria e Zezë për Shpëtim” dhe u vra në Thrakë.

Veprimtaria e Themistokli Gërmenjit me të vëllanë nis në qendrën e vilajetit, në Manastir, ku hap hotelin “Liria” në fillim të vitit 1908, pasi kthehet nga Rumania. Përveç shërbimeve bënte dhe veprimtari kombëtare letrare, që u mbanin në hotelin e tij. Në një dhomë të fshehtë mbanin shtypin kombëtar: libra, gazeta dhe revista të shtypura në gjuhën shqipe në Sofje, Bukuresht, Boston e gjetkë. Gjatë luftës ballkanike u takua me Ismail Qemal bej Vlorën dhe emërohet nënprefekt, në Skrapar. Me ardhjen e Princ Vidit u emërua shef policie në Korçë. Ndërkohë u propozoi francezëve vendosjen e një administrate shqiptare.

Më 1916 bashkëpunon me autoritetet bullgare në shërbimin e kundërzbulimit austro-hungarez, që do t’i kushtojë shumë.

Në tablonë e një lufte të shteteve ballkanike me fuqitë e mëdha, ku grekët donin të ishin dominues me gjeneralin Venizellos në Selanik, si dhe pas përpjekjes së çetës së Sali Butkës dhe trupave paraushtarake venizeliste, i propozon francezëve për vendosjen e një administrate shqiptare. Korça asokohe e pushtuar nga francezët, ishte mollë sherri dhe rrezik i madh për ta pushtuar Greqia.

Francezët bien dakord me Gërmenjin pas traktativave të fshehta, si edhe me grekët për dominimin e asaj zone.

Më 8 dhjetor 1916 në krye të dy-treqind vetëve hyn në Korçën e spastruar prej grekëve nga prania franceze dhe ndërmerr formimin e një këshilli administrativ, ku u shpall formimi i Republikës Shqiptare të Korçës më 10 dhjetor, me bekimin e Henri Deskuenit, komandant i garnizonit francez në qytet.

Nënshkroi protokollin e 10 dhjetorit 1916, për shpalljen e Korçës Republikë Autonome.

Shumë të rinj të asaj kohe shprehen në dëshmi se do të donin një pushtim afatgjatë të francezëve ‘’të kulturuar’’ për një ‘’Paris të vogël’’ në ombrellën e një France të fuqishme. Nismat e pushtuesve francezë në Korçë mirëpriteshin.

Që kur futet Themistokliu në Korçë i drejtohet autoritetit popull si shpëtimtar dhe drejtues i tij. Me këtë rast u përfitua dhe kohë sepse rreziku më i madh vinte nga grekët që kishin pretendime të aneksimit të Shqipërisë së Jugut.

Që kur erdhi ai administroi suksesshëm institucionet e policisë, Prefekturën. Ngrihet flamuri kombëtar. Fillojnë veprimtaritë, hapen 60 shkolla shqipe, ngrihen ura, përmirësohen rrugë, stabilizoi rendin, sigurinë, gjendjen sociale, financat, funksionoi gjykata. Në këtë bashkëpunim shqiptaro-francez u shtypën kartmonedha dhe pulla. Në një farë mënyre stabilizoi ‘’Republikën e tij të pavarur’’. Megjithatë, viti 1 shënoi ndryshimin e 1917 loja diplomatike ndryshon. Marrëveshjet e hapura dhe të fshehta janë shumë të shpeshta në luftën e I Botërore midis shteteve. Franca bashkëpunon me Greqinë dhe mendohet se Korça t’i lihet grekëve.

 

***

 

Franca ka kërkuar falje në vitin 1998, për këtë figurë të shquar që luftoi për çështjet e Shqipërisë dhe të vendit të tij. Ambasadori francez në Tiranë i asaj kohe, vendosi një tufë me lule mbi varrin e heroit në Korçë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dossier/ 100 vjetori i armëpushimit

Letra shqip, nga fronti i luftës së parë