MENU
klinika

“Pfizer gati të modifikojë vaksinën”

Sallabanda: Nuk ka të dhëna të sakta për variantin Omicron

28.11.2021 - 18:24

Varianti Delta i koronavirusit nuk është i vetmi që po qarkullon në botë. 7 muaj nga mutacioni indian është shfaqur Omicron, varianti i ri me orgjinë nga Afrika. Por mjeku shqiptar, Kita Sallabanda thotë se këto janë ende raste të rralla.

Janë parë raste sporadike në Milano, Gjermani, Angli, në Holandë. Ky është një variant që po ta krahasosh me variantin Delta ka karakteristika të ndryshme. Delta kishte 16 mutacione, kurse ky variant ka 32 mutacione”.

Por a do të ndryshojë situatën pandemike dhe do të sjellë një tjetër valë varianti i ri i Covid?
Nga të dhënat që kemi sot nuk jemi në gjendje të themi që ky variant është më agresiv, nëse ky variant do shkaktojë më tepër dëm”.

Të pamjaftueshme janë të dhënat edhe në lidhje me vaksinën antiCovid, a na mbron ajo nga Omicron?

Përgjigja që na kanë dhënë të tre laboratorët e mëdhenj që merren me prodhimin e vaksinave, thonë që nuk e dimë. Megjithatë në deklaratën e fundit të Pfizer kanë thënë që ne për 14 ditë jemi në gjendje të ndryshojmë vaksinat, të bëjmë një strukturë të re nëse do të jetë e nevojshme”.

Për të parandaluar përhapjen masive të variantit të ri, Europa ka mbyllur dyert për vendet afrikane, ndërsa lejon udhëtimin e personave që disponojnë pasaportën e gjelbër dhe në këtë rast kërkohet testi Covid negativ.