Një kopje e të famshmes ”Xhokonda” e gjeniut të Rilindjes, që daton prej më shumë se 400 vjetësh, pritet të dalë në ankand javën e ardhshme në Paris.
Zhvillimi vjen disa muaj pasi një tjetër riprodhim artistik i pikturës më të famshme të botës nga Leonardo da Vinçi, u shit për një çmim rekord.
Vepra origjinale e Leonardos, të cilën mbreti francez Francois I e bleu nga piktori në vitin 1518, gjendet në muzeumin Luvrit në Paris dhe nuk është në shitje.
Por, kopja e saj që daton prej vitit 1600, është aq e ngjashme me origjinalin, saqë artisti e ka kopjuar nga vetë versioni i Leonardos, – shpjegon ”Artcurial”.
Ekspertët llogarisin se piktura do të shitet për 150,000 deri në 200,000 euro.
“Mona Lisa’ është piktura më e bukur, portret gruaje,” – tha Matthieu Fournier, ekspert për shtëpinë e ankandeve ”Artcurial” teksa piktura po shfaqet për publikun, para shitjes.
“Leonardo ka deklaruar më parë, se kishte ndjekës, amatorë. Ai kishte krijua një stil, prandaj kishte imituesit e tij”, – shton Fournier.
Ndërsa në qershor një koleksionist evropian kishte blerë një tjetër kopje të shekullit të 17-të ”Mona Lisa”, për 2.9 milion euro, një rekord për një punim të riprodhuar, të shitur në Paris nga ”Christie”.
Më 2017, ankandet ”Christie” kanë shitur në New York, veprën e Leonardos ”Salvator Mundi” (‘Krishti), për një rekord prej $450 milionë.