MENU
klinika

Ndizet situata te klubi bavarez

Tërbohen te Bayern, lojtarët e pavaksinuar dalin pozitivë

24.11.2021 - 19:16

Bayern Munchen fitoi në Kiev përballë Dinamos, por gjendja në klub mbetet e nderë. Eric Maxim Choupo-Moting dhe Kimmich rezultuan pozitivë me koronavirus, dy nga 5 futbollistët që nuk kanë kryer vaksinën.

Së bashku me Serge Gnabry, Jamal Musiala dhe Michael Cuisance, Choupo-Moting është një nga katër atletët që duhej të shkonin në karantinë të dielën e kaluar. Joshua Kimmich e kishte bërë tashmë këtë ditë më parë, sepse ata ishin ende të pavaksinuar.

Klubi ka vendosur të mos qëndrojë duarkryq, duke thënë se ishte gati të shkurtonte pagat e tyre në rast se nuk vaksinohen. Rasti i Kimmich, i cili tha se kishte zgjedhur të mos vaksinohej për “arsye personale”, ndezi debatin në Gjermani, e cila po përballet me një valë të re të epidemisë.

Sipas “Kicker”, Musiala dhe Gnabry i janë nënshtruar ndërkohë injeksionit, ndërsa Kimmich dhe Cuisance synojnë ta bëjnë këtë. Asnjëri prej tyre nuk mori pjesë në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampioneve ndaj Dinamo Kiev.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rregullat për të pavaksinuarit në Bavari

Pesë lojtarë të Bayern nuk hyjnë dot në hotel