MENU
klinika

Rregullat për të pavaksinuarit në Bavari

Pesë lojtarë të Bayern nuk hyjnë dot në hotel

18.11.2021 - 16:43

Titullarët e rregullt të mesfushës së Bayern Munich, Joshua Kimmich dhe anësori Serge Gnabry nuk do të kenë akses në hotelin e grumbullimit të ekipit për ndeshjen e së premtes kundër Augsburgut për shkak të mos vaksinimit kundër koronavirusit.

E njëjta gjë vlen edhe për Eric-Maxim Choupo Moting, zëvendësuesin e rregullt dhe të Robert Leëandoëski apo për playmaker Jamal Musiala. Të pestë lojtarët preken nga një dispozitë e re e qeverisë rajonale bavareze që kërkon që vetëm të vaksinuarit dhe të shëruarit të mund të hyjnë në hotele dhe restorante.

Gnabry, Kimmich dhe Musiala tashmë u detyruan të largoheshin nga grumbullimi i skuadrës gjermane për ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Botërorin pas një rasti pozitiv (mbrojtësi Niklas Süle).

Të tre lojtarët kishin udhëtuar me të në grumbullim, kështu që ata konsideroheshin si kontakte të ngushta. Megjithatë, lojtarët e tjerë – Manuel Neuer, Thomas Müller dhe Leon Goretzka – mbetën me ekipin pavarësisht se kishin udhëtuar gjithashtu me Süle.

Kimmich kishte pranuar më parë se nuk ishte vaksinuar, duke argumentuar dyshimet për efektet anësore të mundshme afatgjata të vaksinave të disponueshme, ndërsa lojtarët e tjerë nuk dihej se ishin vaksinuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Atletico pa fantazistin ndaj Milanit

Griezmann dënohet me dy ndeshje nga UEFA

Fjalët emocionuese të brazilianit

Dani Alves te Barça: Këtu, për gjëra të mëdha!