MENU
klinika

Fjalët emocionuese të brazilianit

Dani Alves te Barça: Këtu, për gjëra të mëdha!

17.11.2021 - 18:17

Një tjetër goditje me parametra zero, madje edhe në rrogë, më saktë 1 euro (kaq ka kërkuar rrogë Dani Alves). Barcelona rinis nga Xavi dhe Dani Alves. I pari në rolin e trajnerit të ri dhe i dyti senator në fushë dhe në dhomat e zhveshjes.

Alves u prezantua sot, teksa do të përpiqet të ringjallë fatin e një ekipi të largët në krahasim me atë që ka shkëlqyer në futbollin europian vitet e fundit. Fjalimi i parë i anësorit 38-vjeçar brazilian për skuadrën, në dhomat e zhveshjes, është sinteza e asaj që u duhet katalanasve, e panjohur dhe e humbur pas largimit nga Leo Messi.

Në fakt, pakkush e njeh ambientin Blaugrana si ai. Dani Alves do të mbajë fanellën me numrin 8 të Barcelonës, atë që në të kaluarën e mbante edhe Iniesta mbi supe. Pavarësisht moshës së tij jo shumë të re, braziliani nuk ishte në gjendje t’i thoshte jo thirrjes së zemrës, për atë që është një sfidë e re.

Kontributi i tij do të duhet gjithashtu për të rikthyer qetësinë dhe rezultatet në stërvitjen blaugrana. Edhe para se të vihej në dispozicion në fushë, Alves e ka treguar tashmë qëndrimin e tij në dhomat e zhveshjes, me fjalimin drejtuar skuadrës.

Një pjesë e videos së të njëjtit u postua më pas në kanalet sociale të klubit, me Alves që e nis nga emocioni i rikthimit në Barcelonën e tij: “Është kënaqësi të jem këtu pas një kohe të gjatë. Të rikthehesh këtu është një nder, një kënaqësi”.

Përulësi e madhe por edhe ide të qarta për Dani Alves i cili menjëherë donte të dërgonte një mesazh të qartë për të gjithë grupin, për të nënvizuar rëndësinë e fanellës së Blaugranës: “Është kënaqësi të ndaj dhomën e zhveshjes me ju. Unë vij të mësoj nga ju, cikli i ri ka nisur. Por nga ai i vjetri, dua të përcjell një gjë: ta dini se çfarë përfaqëson ky klub dhe kjo fanellë.”

Objektivi parësor është që të vërë gjithë përvojën e tij në shërbim të Barcelonës. Nga ana tjetër, asgjë nuk është si skuadra Blaugrana për mbrojtësin e krahut, i cili donte të fuqizonte të gjithë bashkëlojtarët e rinj dhe ata të vjetër:

“Kam qenë jashtë vendit dhe ky është vendi më i mirë për të bërë gjëra të mëdha, për të jetuar. Ju jeni këtu, vlerësojeni sepse nuk ka asgjë më të mirë jashtë… E përsëris se është kënaqësi për mua të jem këtu me ju, por kam ardhur për të bërë gjëra të mëdha, sepse ky klub përbëhet nga kjo, nga gjëra të mëdha”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN