MENU
klinika

Atletico pa fantazistin ndaj Milanit

Griezmann dënohet me dy ndeshje nga UEFA

17.11.2021 - 19:17

Një javë para përballjes vendimtare me Milanin, Atletico ka mësuar se do të luajë pa njërin prej futbollistëve kryesorë të skuadrës, Antoine Griezmann. UEFA ka njoftuar se Griezmann është dënuar me dy ndeshje.

Një tashmë ka munguar, në sfidën e kthimit në Anfield me Liverpool, teksa ai do të mungojë edhe kundër Milanit në Metropolitano. Griezmann u dënua për shkak të ndërhyrjes së takë ndaj Firminos në sfidën e parë ndaj Liverpool.

Për Atleticon është sfidë për jetë a vdekje, pasi aktualisht gjendet në vendin e tretë e tretë në Grupin B me 4 pikë, ndërsa Porto e dyta me pesë pikë. Liverpool tashmë është kualifikuar, katër ndeshje, katër fitore deri më tani në fazën e grupeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fjalët emocionuese të brazilianit

Dani Alves te Barça: Këtu, për gjëra të mëdha!