MENU
klinika

Volejboll Meshkuj

Tirana triumfon në Prishtinë, merr Kupën Pavarësia

28.11.2021 - 21:29

Skuadra e Tiranës në volejboll për meshkuj është shpallur fituese e Kupës Pavarësia, turne që u zhvillua për tri ditë me radhë në Prishtinë (Kosovë).

Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Arben Sako fituan 3-0 në finale ndaj Erzenit, në derbin shqiptar. Një finale e dominuar dhe fituar me meritë nga Tirana (25-19, 25-18, 25-17 rezultati i tri seteve), që e pati gjatë gjithë kohës lojën nën kontroll, duke qenë superiore.

Në takimet gjysmëfinale, dy skuadrat shqiptare patën eliminuar dy rivalët nga Kosova. Ky event u realizua në kuadër të festës së 28 Nëntorit, ndërsa tashmë do të kemi edhe Ligën Unike në volejboll mes Kosovës dhe Shqipërisë.