MENU
klinika

Premier League, Java 13

Tjetër “poker” i Liverpool, Broja titullar dhe 90 minuta

27.11.2021 - 19:01

Tjetër fitore 4-0 për Liverpool në Premier League. Pas asaj të marrë kundër Arsenal-it javën e kaluar, Të Kuqtë kanë mposhtur me të njëjtin rezultat edhe Southampton-in e Armando Brojës.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Jota, autor i dy golave. Thiago dhe Van Dijk kanë shënuar dy të tjerët për skuadrën e Klopp. Broja e nisi titullar dhe luajti për 90 minuta të plota, por nuk arriti të shënojë.

Fitore edhe për Aston Villa-n e Gerrard, që duket se ka gjetur çelësin e suksesit me caktimin e legjendës së Liverpool-it në drejtimin e ekipit.

Villa ka mundur 2-1 në transfertë Crystal Palace. Është mbyllur barazim pa gola sfida mes Norëich dhe Wolves.