MENU
klinika

Habisin shkencëtarët!

“Toka do këtë unaza si Saturni”

23.11.2021 - 11:05

Një kërkues në Universitetin e Utah, Jake Abbott tha se Toka së shpejti do të ketë unazat e saj.

“Unazat do në jenë me mbetje hapësinore”, shtoi ai.

Katër planetet Jupiteri, Saturni, Neptuni and Urani kanë disa lloje unazash. Saturni ka unaza të përbëra më akull dhe dhe shkëmbinj, e njëjta gjë vlen dhe për të tjerat, me kompozime të ndryshme.

Por Toka jo. Toka ka rreth saj satelitë të dëmtuar, raketa dhe objekte të krijuara nga shkencëtarët.

Departamenti i NASA-s për programin e mbetjeve, ka regjistrime të detajuara të objekteve që rrotullohen rreth Tokës. Janë gjithësej rreth 23,000 copa mbeturinash që janë në madhësinë e një topi. Më një shpejtësi prej 28,163kmh, këto mbetje janë kërcënim për udhëtimet në hapsirë dhë kërkimet.

Kërkuesit në Utah po studiojnë një mënyrë ekonomike dhe të sigurt për të pastruar orbitën e Tokës.

“Shumica e objekteve rrotullohen”, tha Abbott. Krijuesi i SpaceX Elon Musk, si dhe Jeff Bezos me Blue Origin janë shprehur se do të lëshojnë në hapësirë akoma më shumë satelitë.

Kërkimi i Jake Abbott, është publikuar në Journal Nature dhe ka ngjallur mjaft interes për lexuesit.