MENU
klinika

Romanthi sensibilizues

U frymëzua nga Bibla, u shit po kaq sa Bibla!

04.11.2021 - 11:53

         Botuar në vitin 1852, libri kryesoi menjëherë blerjet dhe solli një kthesë të madhe në histori. Tanimë u vu në pikëpyetje rendi skllavopronar në shtetet e Jugut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Konica.al

Ndikimi që pati ky roman në dekadat e ardhshme, si në Shtetet e Bashkuara edhe gjetkë, arriti të eklipsojë tekste të tjera kundër skllavërisë, përfshirë këtu edhe dëshmitë autobiografike të vetë skllevërve. Ky libër i njohu të gjitha botimet, të ligjshme dhe pirate, me edhe pa ilustrime, u përkthye në mbi 60 gjuhë, pati versione të shkurtra, përshtatje për fëmijë, si dhe versione teatrore, por jo të gjitha besnike ndaj mesazhit.

Romani i mahnitshëm u shit pothuajse, po kaq sa Bibla.

Libri i auores Harriet Stowe, mbështeste çlirimin e zezakëve dhe… tronditi Amerikën raciste. Është botuar në 1852 dhe besohet të ketë qenë pjesë e lëvizjes separatiste të kohës. Arriti diçka unike, duke shitur miliona kopje në të gjithë botën. Në vitin e parë që qarkulloi, u shitën rreth 300,000 kopje vetëm në Shtetet e Bashkuara. Jehona e librit ishte me të vërtetë e madhe.

Madje, kur Abraham Linknoln takoi autoren, – sapo kishte filluar lufta civile në Amerikë, – tregohet t’i jetë drejtuar: “Pra, kjo është zonja e vogël që bëri këtë luftë të madhe”. Epiteti “e vockël” nuk ishte aspak ironi, sepse Stowe nuk i kalonte një metër e gjysmë përballë gjatësisë prej më shumë se 1.90 m të Linkolnit.

Babai i saj ishte një prift evangjelist, që e rriti në një atmosferë të rreptë fetare. E ndikuar nga lëvizja kundër skllavërisë, ajo shkroi “Kasollja e xha Tomit” dhe pohoi, se e shkruajti “pas udhëzimit të Perëndisë”.

Personazhet kryesore ishin Eliza dhe xha Tomi – dy skllevër, të cilët jetonin në një fermë në Kentucky, që ishte pronë e një pronari të mirë, Shelby-t, i cili respektonte dhe i donte veçanërisht skllevërit e tij… Shelby dikur vendos të shesë të moshuarin xha Tomi dhe djalin pesëvjeçar të tij, Elise, te një tregtar skllevërish, për të shlyer borxhet. Eliza mëson planet e pronarit dhe arratiset me djalin e vetëm. Xha Tomi, megjithatë, nuk e ndjek, sepse nuk dëshiron të tradhtojë pronarin e tij.

Tregtari skllevërve kërkon Elizën, por pa ia dalë ta gjejë. Merr me vete xha Tomin dhe udhëtojnë për në Orleans. Gjatë udhëtimit të tyre, një zonjë e mirë e blen nga tregtari, për shkak se ai bëri diçka të rëndësishme për të: shpëton vajzën e saj. Shkrimtarja për të shkruar librin u bazua në ngjarje të vërteta nga jeta e skllevërve të cilët, jetonin në Amerikë. U frymëzua për historinë e xha Tomit, nga jeta e Josia Henson-it. Ai ishte një zezak që kishte jetuar si skllav për 40 vjet, në Maryland. U lind në vitin 1789 në një fermë, ku ishte skllav me të atin. Sipas autobiografisë së tij, atë që mbante mend nga i ati, ishte diçka me të vërtetë e trishtuar: që e kishin fshikulluar 100 herë në shpinë dhe i kishin prerë veshin. Arsyeja? Sepse guxoi të kundërshtonte pronarin. Pronari shiti të atin në Alabama, kur Henson ishte ende shumë i ri dhe që nga ajo kohë, nuk e pa më kurrë. U rrit me nënën, ndërsa vëllezërit e motrat i përkisnin pronarëve të tjerë.

Hensoni i ndershëm dhe punëtor gjen rrugën e tij për liri në 1825. Atëherë, pronari i tj i kërkoi që ta çonte me 18 skllevër në Kentaki. Hanson arrin të mbledhë paratë e nevojshme për të blerë lirinë e tij. Kështu, kthehet te pronari i tij, duke i dhënë 350 dollarët në këmbim të firmës së lirisë. Merr paratë, duke i thënë se të jetojë në liri duhet të paguajë taksën prej $ 1,000. Atëherë Hanson vendos të arratiset me familjen e tij. Arrijnë në Ontario dhe jetojnë atje, të lirë! “Kur këmbët e mia prekën për herë të parë bregun e Ontarios, u ula, mora rërën në duar, e putha dhe fillova të kërcej. Ata që më panë më menduan patjetër të çmendur”, ishin fjalët e tij, ditën e parë të lirisë.

Harriet Stowe arrin diçka unike në mënyrën sesi është shkruar libri i saj: Sensibilizon audiencën në masë të madhe. Nuk janë pak, ata prej mijëra amerikanëve që luftuan në luftën civile kundër skllavërisë, të cilët u frymëzuan veçanërisht, nga “Kasollja e xha Tomit”. Për vite me radhë, kryevepra e saj do të mbetet prej librave më të mirë klasikë, që do lexuar nga fëmijë dhe të rritur.